Zaev – Cipras: Marrëveshja e Prespës e obligon BE-në që t’i mënjanojë pengesat për integrimin evropian të RMV-së dhe Ballkanit Perëndimor

Tre vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës më 17 qershor të vitit 2018, për çdo ditë vijnë përfitimet nga zgjidhja e kontestit tridhjetëvjeçar me të cilin u vendos miqësi strategjike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, u pajtuan kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe ish-kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, informoi shërbimi për informim i Qeverisë, njofton Portalb.

Zaevi sot e priti Ciprasin, kryetar i partisë SYRIZA dhe deputet aktual në parlamentin grek, ndërsa në takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

“Porositë të cilat globalisht dërgohen nga ‘Forumi i Prespës për Dialog’, e vërtetojnë se çfarë arritje është Marrëveshja e Prespës, të cilën sot dhe nesër në Ohër dhe Prespë e respektojnë qindra mysafirë të lartë nga rajoni, Evropa dhe bota që t’i afirmojnë vlerat të cilat dalin nga fryma e Marrëveshjes, përfunduan bashkëbiseduesit. Thelbi të cilin në vete e mban Marrëveshja e Prespës, theksuan Zaev dhe Cipras, me fuqinë dhe rëndësinë e saj e detyron BE-në që t’i mënjanojë pengesat për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor”, informoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Nga pres-shërbimi qeveritar thuhet se në takimin ndërmjet Zaevit dhe Ciprasit është konstatuar se zbatimi i dispozitave nga Marrëveshja ecën me dinamikë të mirë dhe se marrëveshja e cila siguroi zgjidhje për të dyja vendet mundëson komunikim të hapur dhe të vazhdueshëm ndërmjet Shkupit dhe Athinës, pa dallim se kush është në pushtet në Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi dhe në interes të prosperitetit dhe qytetarëve të dyja vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button