RMV, paraburgim për 30 vjeçarin nga Shkupi për kryerjen e vrasjes me thikë

Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar paraburgim për 30 vjeçarin të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasjen, për çka ka filluar hetimet, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik nga PTHP-Shkup ka paraqitur Urdhër për kryerjen e procedurave hetimore ndaj një personi për veprën penale – Vrasje, në bazë të nenint 123, paragragi 1 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Prokuroria, për rastin që ka ndodhur në Novo Sellë.

Raportohet se 30 vjeçari i dyshuar me qëllim ka vrarë më 29 qershor një person pas një përleshjeje verbale, përkundër se viktima ka tentuar të ikë. I dyshuari me thikë ka goditur në brinjë viktimën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button