Osmani: Propozimi portugez është ende zgjidhja e vetme e mundshme e vlefshme

Propozimi i presidencës portugeze, në të cilin tani do të punojë Sllovenia, e cila nga sot e merr kryesimin me Bashkimin Evropian është propozimi i vetëm ende gjallë dhe i vlefshëm për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, porositi sot shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në konferencën për media në Ohër, në lidhje me mundësinë që nga konferenca e parë ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës, të dalë ndonjë zgjidhje e re e mundshme, transmeton Portalb.mk.

Osmani në këtë pres konferencë, foli për aktivitetet dhe rëndësinë e kësaj konference për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, por edhe për të gjithë rajonin, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjetjen eventuale të ndonjë zgjidhje të mundshme të re në margjinat e ngjarjes, në të cilën marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë amerikanë Filip Reker dhe Metju Palmer, theksoi se propozimi portugez mbetet.

“Nuk kemi refuzim të hapur nga ana e Republikës së Bullgarisë dhe për këtë e vlerësojmë si propozimin e vetëm ende gjallë dhe të vlefshëm, i cili tash i transferohet presidencës së re. Kuptohet, presidenca është ajo e cila do të përcaktoj qasje si do të qasen dy shtetet dhe si do ta hap atë dialog. Megjithatë, nga bisedimet që i kam pasur me kolegun tim, ministrin Logar është se presidenca sllovene në mënyrë aktive do të preokupohet me këtë çështje, me qëllim të ketë sukses i cili do të kurorëzohej në samitin të cilin e organizon Sllovenia më 6 tetor”, theksoi Osmani.

Ai tha se, tajmingu i mbajtjes së kësaj konference është plotësisht i volitshëm për momentin, duke pasur parasysh atë që fillimit duhet të mbahet më 15 dhe 16 qershor para samitit të BE-së, ndërsa në atë rast, siç tha ai, do të flitet për shpresat dhe pritjet.

Në nëntor të vitit 2020, Bullgaria bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, duke e kushtëzuar me arritjen e marrëveshjes në lidhje me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Sofja nuk e konteston identitetin maqedonas pas vitit 1945, por kërkon nga Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti, para kësaj periudhe, kanë pasur “rrënjë bullgare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button