Tetovë, u hap supermarketi Princ

Sot në Tetovë u hap supermarketi Princ i cili është një ndër supermarketet më të mëdha në Maqedoni. Me kapacitete punuese për punësim të 100 punëtorëve dhe me çmime konkurruese në treg.

“Supermarketi Princ ka cmimet më të lira në treg, janë çmime konkuruese dhe njëherit kemi të punësuar 100 puntorë, janë krijuar edhe kënde për argëtim të fëmijëve si dhe një kafene” , tha Adem Abdullahu investitori i supermarketit Princ. 

Ai theksoi se zgjerimi i rrjetit me supermarket Princ do të përhapet edhe në qytetet e tjera të vendit.

Hapja solemne e supermaketit Princ u shoqërua me një koncert solemn në hyrje të supermarketit ku morën pjesë një grupë orkestrale e Top Channel si dhe përfaqësuesi i shqipërisë në Eurovizion Adrian Lulgjuraj dhe Xhoi.
Pikëshitja e supermarketi Princ në Tetovë është e dytë pas atij në Shkup. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button