Shkup, filloi rikonstruimi i Sallës Universale (Galeri)

Ka filluar rikonstruimi i Sallës Universale në Shkup. Karriget, të cilat kishin kapacitet për të akomoduar rreth 1,500 njerëz, u morën kohët e fundit nga objekti – simbol i solidaritetit që e gjithë bota tregoi ndaj Shkupit pas tërmetit të vitit 1963. Hapësira rreth Sallës Universale është rrethuar për disa javë dhe momentalisht gërmohet përpara sallës së koncerteve, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Qyteti i Shkupit në fillim të qershorit të këtij viti nënshkroi kontratë për rindërtimin e Sallës Universale, me vlerë prej gati 1.9 milion euro. Punimet e ndërtimit në teren do të kryhen nga kompania e Shkupit “Universal-Ballkan”, ndërsa arkitekti Bujar Muça dhe byroja e tij “Megaron”, Qytetit të Shkupit dhe shkupjanëve dhanë projektin ideor për rindërtimin e Sallës Universale si donacion.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov premtoi se pamja autentike e Sallës Universale nuk do të ndryshohet, ndërtesa do të ruaj formën dhe madhësinë e saj ekzistuese për të ruajtur kujtesën kolektive të Sallës si simbol i solidaritetit ndërkombëtar me Shkupin pas tërmetit katastrofik të vitit 1963.

Salla Universale

Të dhënat historike thonë se Salla Universale filloi me punë nëvitin e largët 1966. Salla e koncerteve u mbyll në vitin 2015, pasi  një periudhë të gjatë priste të vijë rendi i riparimit të saj. Në ndërkohë, gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE, u quajt “Qendra e kongresit Aleksandri i Madh”.

Objekti ka një histori jashtëzakonisht interesante. Salla Universale u projektua nga arkitektët bullgarë Stankovi (Jaroslav, Ljubomir dhe Vladimir) dhe motra e tyre Mutafova. Është interesante të përmendet se me projekt të ngjashëm është ndërtuar edhe objekti i cirkut të Sofjes, i cili u shkatërrua gjatë një zjarri katastrofik në vitet ’80 të shekullit të kaluar.

Salla Universale është simbol i solidaritetit ndërkombëtar, pasi në sigurimin e fondeve për ndërtimin e saj morën pjesë deri në 35 vende nga e gjithë bota. Me donacionet e tyre në mjete financiare në ndërtimin e Sallës Universale morën pjesë: Afganistani, Australia, Argjentina, Bolivia, Brazili, Guinea, Iraku, Irani, Indonezia, Izraeli, Jordania, Jemeni, Japonia, Kamboxhia, Kuba, Kanada, Qipro, Libani, Libani, Luksemburgu, Mali, Mongoli, Maroku, Monako, Nigeria, Zelanda e Re, Pakistani, Sudani, Senegali, Siria, Sri Lanka, Turqia, Tunizia, Uruguaji, Kili dhe turistë të huaj që kanë vizituar Jugosllavinë.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button