RMV, sot mot i nxehtë – nesër dhe gjatë fundjavës pak më freskët

Edhe sot kudo në vend do të jetë aktiv niveli i verdhë për rrezikun e temperaturave të larta. Dita sot do të jetë me diell dhe shumë e ngrohtë me pak vranësira lokale. Do të fryjë erë, herë pas here më e fortë, kryesisht nga perëndimi, njoftoi Enti për Punë Hidrometeorologjike, transmeton Portalb.mk.

Prej nesër, temperatura pritet të jetë disa gradë më të ulëta, ndërsa parashikohen vranësira të herëpashershme që do të rriten dhe do të shkaktojnë shi lokal të rrëmbyeshëm me bubullima të rralla.

Gjatë fundjavës pritet mot me diell me vranësira dhe erë mesatare. Në orët e pasditës, në disa vende do të ketë kushte për shi lokal.

Temperatura maksimale do të arrijë 36 °.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button