Ruskovska me ndryshime në akuzën për “27 Prillin”, paralele me sulmin në SHBA: Edhe Pens doli kundër Trampit në mbrojtje të Kushtetutës

Gjithçka është ditur dhe gjithçka paraprakisht është planifikuar, vetëm nuk është ditur data se kur do të ndodh, tha prokurorja, Vilma Ruskovska në fjalët përfundimtare të procesit gjyqësor për organizatorët e sulmit të përgjakshëm të 27 prillit të vitit 2017-të në Kuvend, njofton Portalb.mkl

Në bankën e të akuzuarit janë ulur ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe i Arsimit dhe Shkencës, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski dhe ish drejtori i Policisë Sekrete, Vlladimir Atanasovski, për të cilët prokurorja Villma Ruskovska tha se kanë përgatitur plan për ta rrezikuar rendin kushtetues dhe me akte të dhunës të pamundësojnë pranim-dorëzimin e pushtetit.

Në fjalët përfundimtare ajo bëri paralele edhe me sulmin në Kongresin Amerikan, duke aluduar se kur protestuesit e kanë sulmuar objektin, kongresmenët edhe të punësuarit janë evakuuar, por edhe se bashkëpunëtorët e presidentit të atëhershëm Donald Tramp kanë dalë kundër tij dhe në mbrojtje të Kushtetutës, për dallim prej nesh.

“Nuk mundem të mos bëj paralele me ngjarjet e 6 janarit 2021 nga Kongresi i SHBA-së. Përpara hyrjes së masës së popullit, brenda të gjithë kongresmenët dhe të punësuarit në Kongres janë evakuuar, madje edhe nënpresidenti i SHBA-së, republikani Majk Pens, menjëherë qartë kumtoi se është kundër Tramp dhe qëndroi në mbrojtje të Kushtetutës, për dallim prej Veljanovskit, shqetësimi i vetëm i të cilit ishte kabineti i tij dhe karrigia e tij”, tha Ruskovska.

Edhe pse nuk e përmendi me emër, Ruskovska foli edhe kundër dëshmisë së kryeministrit Zoran Zaev, i cili në gjykatë tha se të akuzuarit janë manipuluar nga Nikolla Gruevski.

“Nuk mundeni të qëndroni në fjalën se të akuzuarit janë manipuluar, ata shumë mirë e kanë ditur se çfarë bëjnë, por janë hedhur në një kartë: Të parandalohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë nga shumica e re”, tha Ruskovska pasi që paraprakisht citoi dëshmi nga dëshmitarët dhe një pjesë nga porositë telefonike të prokurorëve të cilët janë prezantuar gjatë gjykimit.

Përpara se t’i tregojë fjalët përfundimtare. Prokurorja ka bërë ndryshime në akuzë, me të cilat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski në mënyrë eksplicite i ka theksuar si organizatorë të drejtpërdrejtë të protestave, pas së cilës reagoi mbrojtja duke theksuar se ka ndryshim të plotë pasi që paraprakisht dy ish ministrat janë theksuar se e kanë organizuar transportin dhe i kanë koordinuar komitetet komunale dhe lokale.

“Trajko Veljanovski duhej që të pamundësojë zgjedhjen e kryetarit me koordinim të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe në kundërshtim me Rregulloren nuk lejoi që të kryhet ndryshimi ose bashkëngjitja e pikave nga rendi i ditës në seancë me kërkesë të deputetit Oliver Spasovski. Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, drejtpërdrejtë dhe çdo ditë, i kanë organizuar protestat me çdo çmim që të parandalohet zgjedhja e kryetarit, ndërkaq Vlladimir Atanasovski dhe Nikolla Boshkoski, tani i pakapshëm për organet e ndjekjes, i kanë mobilizuar dhe koordinuar anëtarët e grupit të udhëhequr nga Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Nikolla MitrovskiKolo, tani të dënuar, duke mbajtur takime të vazhdueshme në kafenenë “Aristokrat” në pronësi të Ninxha-s, ku janë marrë vesh për protestat, përpara KSHZ-së, bërjen e “koktejeve të molotovit”. I kanë organizuar dhe koordinuar udhëheqësit e shoqatave patriotike që të parandalohet dorëzimi i qetë i pushtetit”, tha prokurorja.

Për ditën kritike 27 prill 2017-të, kur Ruskovska theksoi se Veljanovski e ka informuar Gruevskin, i cili ka qenë në Vjenë, pasi që Zaev ka deklaruar se shumica do ta zgjedh kryetarin e Kuvendit, se pa rend i ka dhënë fjalë deputetit Zekirija Ibraimi, i cili atëherë e këndoi himnin shqiptar pasi që nuk i ka dhënë shenjë regjisë që t’ia ndërpret mikrofonin.

Për Mile Janakieskin tha se në atë ditë i ka dërguar porosi Kërsto Mukovskit “të qëndroni përpara atij që lexon që të pamundësohet zgjedhja”.

Janakieski dhe Ristoski, tha prokurorja, derisa ka zgjatur sulmi nga kati i tetë i Shtabit të VMRO-DPMNE-së u kanë dhënë udhëzime deputetëve dhe ka cituar dy porosi për të cilat mbrojtja thotë se nuk i ka pasur në akuzën e parë. Njëra porosi është dërguar nga Ristovski, që e citoi Ruskovska në të cilën shkruhet: Përforconi nga gjithandej maksimum”, ndërkaq tjetra nga Janakieski ka përmbajtje: Ngjituni lart ku është Zaevi”.

Për shkak të momenteve të reja, avokatët reaguan se bëhet fjalë për ndryshime të mëdha dhe thelbësore të akuzës. Edhe përskaj asaj që kërkoi që të anulohet dhënia e tyre të fjalëve përfundimtare, avokatët vlerësojnë se në situatë të tillë duhet që nga fillimi të deklarohen për fajin dhe, nëse kanë, të japin kundër-prova.

Gjykatësi Ilija Tërpkov, i cili është kryetar i Këshillit Gjykues, është thirrur në ligjin duke theksuar se nëse prokurori vlerëson se me provat e nxjerra është ndryshuar gjendja faktike mund ta ndryshojë akuzën, por edhe se nëse mbrojtja kërkon që t’i anulojë fjalët e saj mund t’i anulojë. Duke e pasur parasysh këtë dispozitë të LPP-së, se të akuzuarit kërkojnë anulim, gjykata mori vendim për më 6 dhe 12 korrik.

Ndryshe, të gjithë akuzohen për veprën rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë. Gjatë procesit të gjykimit, prokuroria pretendoi dhe dëshmoi se ekzistonte koordinimi dhe organizimi i protestave që ishin mbajtur para Kuvendit në atë kohë, si dhe në ditën kritike ose, siç tha Ruskovska në fjalët e saj hapëse, se kishte për qëllim të rrezikojë rendin kushtetues dhe sigurinë e shtetit dhe me aktet e dhunës të parandalohet transferimi paqësor i pushtetit.

Nga ana tjetër, ish-zyrtarët dhe avokatët e tyre pretendonin se nuk ishin të përfshirë në organizimin e protestave dhe as që kishte ndonjë plan, si dhe se partia VMRO-DPMNE nuk kishte pasur pozicion zyrtar ose mbështetje për demonstratat. Ata pretendonin se nuk kishte prova dhe thanë se kjo çështje nuk mund të bazohej vetëm në dëshminë e Aleksandar Vasilevskit – Ninxhës, i cili dëshmoi se kishte organizim dhe koordinim nga pallati i bardhë.

Ky është procesi i dytë më i madh gjyqësor, që udhëhiqet para gjykatave maqedonase për ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017.

Lënda më vëllimore për “të enjten e përgjakshme” tashmë ka gjykim të plotfuqishëm. Në të ishin përfshirë 33 persona, por 15 prej tyre morën amnisti me një ligj të miratuar nga Parlamenti në vitin 2018, ndërsa njërin gjyqi ishte ndarë për arsye shëndetësore. Nga të tjerët, vetëm Igor Durllovski u shpall i pafajshëm, ndërsa të tjerët morën gjithsej 188 vjet burg. Dënimi më i lartë u dha për ish-drejtorin e Byrosë për Sigurisë Publike Mitko Çavkov – 16 vjet burg.

Sulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, ndodhi më 27 prill të vitit 2017, pasi nga shumica parlamentare, për kryetar të Kuvendit u zgjodh një shqiptar, gjegjësisht Talat Xhaferi.

Sulmi ndaj Kuvendit, nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm u cilësua si “sulm ndaj demokracisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button