WhatsApp lançoi mesazhet që mund të shikohen vetëm njëherë

Pasi debutoi mesazhet që fshihen vetë në Messenger dhe Instagram, gjiganti i medias sociale ka lançuar një opsion të ngjashëm në WhatsApp, shkruan Pcworld.al.

Nga dita e sotme përdoruesit e versioneve beta të WhatsApp kanë një opsion me të cilin fotot dhe videot e tyre fshihen automatikisht sapo të jenë parë njëherë.

Për ta kuptuar nëse keni akses në funksionin e ri, një buton i dedikuar do të shfaqet. Megjithatë nuk duhet ngatërruar me mesazhet që vetëfshihen brenda 7 ditësh dhe “View Once” aplikohet vetëm për fotot dhe videot.

Ato fshihen automatikisht pasi ti keni mbyllur. Përdoruesit që dërgon një mesazh të tillë merr njoftim që është parë.

Facebook e lajmëroi opsionin në Qershor, në një kohë kur po përpiqej të kalonte politikën e re kontraverse të privatësisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button