LSDM-ja me një deputet më shumë në Kuvend pas dorëheqjes së deputetit Bogdanovski

LSDM-ja do të ketë edhe një deputet më shumë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pasi deputeti i koalicionit Mirosllav Bogdanovski dha doreheqje nga përgjegjësia e deputetit, transmeton Portalb.mk.

Bogdanovski vjen nga partia RDM (DOM), ndërsa në vend të tij do të jetë Daniela Nikollova nga LSDM-ja, por paraprakisht Aneta Simeska-Dimoska kishte refuzuar pozitën e deputetes pasi u vendos në krye të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Bogdanovski si magjistër i shkencave ekonomike, ishte pjesë e disa komisioneve parlamentare dhe grupeve parlamentare bilaterale me disa shtete.

Këto ndryshime sot janë zyrtarizuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ndërsa nuk u publikua arsyeja e dorëheqjes. Kuvendi gjithashtu sot miratoi edhe dorëheqjen e Dino Drplanin nga pozita e anëtarit të Këshillit republikat për siguri në trafikun rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button