Një kamerë do ta ndjekë vetëm Beckham-in

Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, ende nuk ka vendosur nëse përforcimi i ri, mesfushori David Beckham do të paraqitet në derbin e fundjavës në kuadër të Ligue 1 kundër Olympique Marseille në Parc de Princes. 

Por, një gjë është e sigurt. Mediat franceze po e presin me padurim debutimin e yllit anglez. Televizioni Canal +”po kryen përgatitjet e fundit për duelin e gjigantëve francezë dhe nga gjithsejtë 40 kamera sa do të ketë në dispozicion, njëra do t’i dedikohet vetëm Beckhamit. 

E ashtuquajtura “Beck-Cam” do të jetë në punë me një qëllim të vetëm: të fokusojë çdo gjë që ka lidhje me ish anëtarin e Los Angeles Galaxy, i cili iu bashkua PSG-së në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. 

Të njëjtën gjë bëri edhe Sky Calcio në Itali, ku në ndeshjen debutuese të Mario Balotellit me Milan vendosi në San Siro një kamerë speciale të quajtur “SuperMario-Cam”.

Lajme të ngjashme

Back to top button