RMV, përkundër rritjes së qarkullimit dhe prodhimit industrial, është ulur numri i punëtorëve

Në muajin e kaluar në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e numrit të punëtorëve në industri për 1.3%, përkundër se ka pasur rritje të qarkullimit dhe prodhimit industrial për 16.5% në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit maj të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 7.5%, në sektorin Industria përpunuese ka rënie nga 0.8 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie nga 3.1%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i statistikave, duke sqaruar që në pesë muajt e parë sivjet ka pasur 2.7% më pak të punësuar në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Enti raportoi rritje në muajin maj në krahasim me majin e kaluar në disa sektorë: Tregtia me pakicë me prodhime ushqimore, pije dhe duhan (12.4 %), Tregtia me pakicë e produkteve joushqimore, përveç karburantëve (27.7 %), Tregtia me pakicë, përveç tregtisë së karburantëve (19.7%) dhe Tregtia me pakicë e karburantëve automobilistike (25.8 %).

“Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit maj të vitit 2021, krahasuar me të njejtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie për 12.0 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje për 27.2 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajrë të kondicionuar shënon rënie për 27.9 %”, raportojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button