U rregullua pjesa e përparme e Muzeut të Tetovës që ishte vetëm në gjuhën maqedonase

Zëvendësministri i kulturës në Maqedoninë e Veriut, Sedat Sulejmani, njoftoi që është korrigjuar gabimi në pjesën e përparme te Muzeu i Tetovës, ku mbishkrimet ishin vetëm në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

“Sot, u bë edhe vendosja e tabelës në gjuhën shqipe tek Muzeu Nacional i Tetovës! E falenderoj drejtorin z.Stojçeskin për gadishmërinë e treguar!”, njoftoi Sulejmani përmes rrjeteve sociale.

Në pamjet e publikuara vërehet që mbishkrimi në objekt përveç në gjuhën maqedonase, tash është edhe në gjuhën shqipe dhe angleze.

Portalb.mk më herët ka raportuar se në pjesën kryesore dhe të përparme të objektit të ri të Muzeut të Tetovës mbishkrimi “Muzeu i Tetovës” është vendosur vetëm në gjuhën maqedonase edhe pse Ligji për gjuhët e parashikon që tabela të jetë edhe në shqip. Zëvendës ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani për Portalb.mk kishte premtuar se kjo çështje do të rregullohet shumë shpejt, duke vlerësuar se drejtori këtë mbishkrim e ka vendosur “sipas dëshirës së tij”, ndërkaq nga kabineti ministres kishin deklaruar se nuk janë kompetent për këtë.

Projekti i cili i ka kushtuar Ministrisë së Kulturës mijëra euro nuk e ka parë të arsyeshme që në pjesën kryesore të tij mbishkrimin ta vendosë edhe në gjuhën shqipe, edhe pse në Tetovë numri i shqiptarëve është më i lartë sesa i etnive të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button