Më së paku lindje ka pasur në Lindje të Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2020 më së shumti lindje ka pasur në rajonin e Shkupit, derisa më së paku në rajonin e lindjes, ndërkohë mosha mesatare e vdekjeve në gjithë vendin është 73 vjeç, transmeton Portalb.mk.

“Pjesëmarrje më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve, ka Rajoni i Shkupit me 38.8%, ndërsa më pak lindje kemi në Rajonin Lindor me 6.1%”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që 11 258 fëmijë kanë lindur në zona urbane ku mosha mesatare e nënave që kanë lindur është 29.8 vjeç, derisa në ato periferike 7 773 fëmijë, ku nënat janë në moshën mesatare 28.4 vjeç.

“Pjesëmarrje më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të personave të vdekur ka Rajoni i Shkupit 28.5 %,  a më të vogël ka Rajoni i Vardarit me 8.1 %”, raportoi Enti, duke sqaruar që në zona urbane kanë ndërruar jetë 15 948 persona, derisa në zona rurale 9 807.

Në Maqedoninë e Veriut janë këta rajone: Vardar, Lindje, Jugperëndim, Juglindje, Pellagonisë, Pollog, Verilindje dhe Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button