fbpx

Kontrata e Messit skadon në mesnatë

E ardhmja e Leo Messit vazhdon të mbajë në ankth tifozët “blaugrana” dhe pak orë para skadimit të kontratës së tij si lojtar i Barcelonës presidenti i Barcelonës, ​​Joan Laporta, shkoi si zakonisht në zyrat e klubit për të punuar, raporton SS.

Në momentin që ai arriti në ambientet e klubit, por e prisnin gazetarët në hyrje, duke qëndruar roje, për të mësuar ndonjë zhvillim të ri sa u përket bisedimeve për rinovimin e kontratës së “Pleshtit”

I pyetur nëse kishte ndonjë shqetësim për faktin se mungon ende firma për zgjatjen e bashkëpunimit, Laporta u përgjigj shkurt: “Me qetësi”. Ai u kërkoi të pranishmëve të ishin të durueshëm dhe të presin njoftimin e shumëpritur.

Siç është shpjeguar nga “El Mundo Deportivo”, një gazetë shumë pranë klubit, nuk ka asnjë frikë në zyrat e “Camp Nou”, pasi Messi ka shfaqur gatishmërinë e plotë për të vazhduar të veshë fanellën e Barçë, megjithatë ekziston një lloj frike për faktin e thjeshtë që klubi nuk e zyrtarizoi marrëveshjen e para skadimit të kontratës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button