De Gea pasardhës i Casillas në R. Madrid

Real Madrid dëshiron David De Gean si portierin e ardhshëm të klubit në vend të kapitenit aktual Iker Casillas.

Sipas asaj që shkruan anglezja “Daily Mirror”, portieri 22-vjeçar i Manchester United konsiderohet nga drejtuesit e “Los Blancos” si i duhuri për të zëvëndësuar Casillas, i cili porej kohësh është në “luftë të ftohtë” me trajnerin Jose Mourinho.

Sir Alex Ferguson pagoi plot 17 milionë sterlina për ta marrë dy vjet më parë nga Atletico Madrid, por De Gea preferohet edhe nga klube të tjera siç është edhe Barcelona.

Lajme të ngjashme

Back to top button