SHBA: shumë trupa amerikanë do të mbeten në Afganistan

Pentagoni konfirmoi se SHBA-të do të lënë një numër trupash për të ruajtur sigurinë e ambasadës amerikane në Kabul, një numër më i madh trupash se në rastet tipike të forcave që ruajnë ambasadat. SHBA-të gjithashtu do të lënë një kontingjent ushtarësh në aeroportin e Kabulit për të ndihmuar në mbrojtjen e këtij objekti, shkruan Zëri i Amerikës.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby deklaroi për media të martën se dhuna në Afganistan është në nivel shumë të lartë, si trezultat i Talibanëve që po përpiqen të zgjerojnë kontrollin e tyre në të gjithë vendin.

“Ngjarjet në terren vendosin në pikëpyetje sinqeritetin e përpjekjeve të tyre për të qenë një pjesëmarrës i ligjshëm dhe i besueshëm në procesin e paqes. Procesi politik që çon në një zgjidhje të negociuar dhe një fund paqësor të luftimeve është e ardhmja e duhur për Afganistanin”, tha Kirby duke shtuar se amerikanët e mbështesin këtë të fundit, pasi kjo është edhe politika e administratës amerikane.

Më herët të martën, komandanti i forcave amerikane në Afganistan e quajti shqetësuese rënien e shpejtë të shumë distrikteve në duart e Talibanëve.

“Kur merren parasysh veprimet në fushën e betejës, ka shumë arsye për rënien e distrikteve. Kjo është shqetësuese dhe një problem që i duhet kushtuar vëmendje. Duhet të bëhen ndryshime ndërsa po bie kontrolli i këtyre distrikteve, sepse ato lidhen me sigurinë e njerëzve dhe sigurinë e kryeqyteteve provinciale”, tha Gjenerali Austin S. Miller, komandant i forcave amerikane në Afganistan.

Ndryshe, SHBA-të janë zotuar të vazhdojnë ndihmën financiare për ushtrinë afgane, këshillimin dhe mbështetjen e operacioneve nga ajri. NATO ka thënë se do të vazhdojë trajnimin e forcave afgane në një zonë jashtë Afganistanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button