MMJPH, filloi projekti i OKB-së për ruajtjen e ekosistemeve të maleve

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) njofton se sot, zyrtarisht filloi projekti i ri i GEF/UNEP me emër “Promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të tokës përmes përforcimit të kornizës ligjore dhe asaj institucionale, ngritjen e kapaciteteve dhe restaurimin e zonave malore më të rrezikuara”. Me këtë projekt synohet që Maqedonia e Veriut të arrijë qëllimet globale për zhvillim të qëndrueshëm si dhe të jep kontributin e saj në mbrojtjen globale të mjedisit, njofton Portalb.mk.

Sipas ministrisë, qëllimi i aktiviteteve të projektit është të zvogëlojë ndikimet e degradimit të tokës dhe presioneve nga përdorimi i tokës në burimet natyrore në zonat malore.

“Me një afat kohor katër-vjeçar të zbatimit, projekti pritet të mbështesë zhvillimin dhe forcimin e politikës kombëtare dhe kapaciteteve institucionale për menaxhim të qëndrueshëm të tokës dhe të kontribuojë në arritjen e qëllimit kombëtar të neutralizimit të degradimit të tokës përmes menaxhimit të integruar me peizazhet në ekosistemet malore veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut.” thuhet në kumtesën e MMJPH-së.

“Projekti është krijuar për të na mundësuar arritjen e qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm, për të na ndihmuar në përpjekjet tona për të zbatuar Deklaratën e Sofjes dhe Agjendën për një Marrëveshje të Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si dhe për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare, me qëllim që të japim kontributin tonë në mbrojtjen globale të mjedisit.” – tha i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Screenshot nga MMJPH

Koordinatorja e Përhershme e OKB – së në Maqedoninë e Veriut, Rosana Mishel Duxhiak tha se me realizimin e këtij projekti, RMV-ja bën një hap përpara drejt arritjes së qëllimeve të përbashkëta globale për restaurimin e ekosistemeve dhe të jetuarit në harmoni me natyrën.

Duke marrë parasysh përvojat e kaluara të suksesshme në RMV, drejtori Rajonal për Evropën, Zyrën Rajonale të UNEP-it për Evropën, Bruno Pozi shprehu kënaqësinë që ky projekt do të kontribuojë më tej në zbatimin e detyrimeve të tre Konventave në Rio, veçanërisht në drejtim të neutralitetit për degradimin e tokës dhe ruajtjen e ekosistemeve të vlefshme.

Projekti financohet nga Fondi Global Ekologjik (GEF) dhe zbatohet përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button