“Prespa forum dialog” nikoqir i përfaqësuesve më të lartë nga ShBA, BE dhe rajoni

Më 1 dhe 2 korrik në Ohër dhe Oteshevë do të takohen liderët e shteteve të rajonit me përfaqësuesit më të lartë nga Evropa dhe SHBA-të. Mes numrit të madh të panel diskutimeve, panelistët do të fokusohen edhe në temën bartëse të konferencës Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë, transmeton Portab.mk.

Qeveria nëpërmjet një komunikate informoi se, në bazën e Prespa forum dialog gjenden tre shtylla: Marrëveshja kornizë e Ohrit, Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Prespës.

“Këto marrëveshje krijojnë një pasqyrë të re alternative, jo vetëm për ne, por edhe për rajonin. Këto marrëveshje bazohen në tregimin bashkëkohor politik dhe shoqëror të vendit, i cili nga ana tjetër është një model i shkëlqyeshëm autentik për zbatimin e suksesshëm të vlerave bashkëkohore si bashkëjetesa, barazia, liria, solidariteti, gjithëpërfshirja, demokracia këtu në Ballkan. Si temë për Konferencën e parë, ne në fakt zgjodhëm çështje për tu përpunuar, të cilat gjatë gjithë vitit ishin në fokus të politikës sonë të jashtme, dhe kjo është të azhurnojmë pranimin tonë në BE, duke ndjekur trendin që jo vetëm në vendin tonë por gjithashtu në rajon. BE-ja është shfaqur si një çështje strategjike dhe është interesi strategjik i BE-së të integrojë Ballkanin Perëndimor, si një pjesë që mungon, për të përfunduar projektin për një Evropë të bashkuar”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në këtë aktivitete do të marrin pjesë dy presidentë të shteteve, i Sllovenisë dhe i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe Borut Pahor katër kryeministra nga rajoni, Edi Rama, Zoran Tegeltija, Ana Bërnabiq dhe Albin Kurti. Ndihmës Sekretari Shtetëror për çështje Evropiane dhe Çështje Euro-Aziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Filip Riker dhe zëvendëskndihmës Sekretar në Byronë për Punë Evropiane dhe Euro-Aziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Metju Palmer, do të jenë pjesë e Konferencës, ndërsa nga BE-ja do të marrin pjesë Komisari Johanes Han, përfaqësuesi  special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak, Anxhelina Ajnhorst nga Shërbimi për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, si dhe disa deputetë nga Parlamenti Evropian.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button