RMV, rryma nuk është shtrenjtuar, KRRE u miratoi kompanive rritje prej vetëm 6 dënarëve

Çmimet e deritanishme e faturave të rrymës së amvisërive do të mbeten pothuajse njëjtë. Nga rritja e kërkuar për 50 denarë në faturë prej 1000 denarë, nga ana e të gjitha kompanive energjetike që i rregullon Komisioni Rregullator i Energjetikës, rregullatorët kanë miratuar rritje prej vetëm 6 denarë. Ndaj çmimit të pandryshueshëm të rrymës më së shumti ka ndikim vendimi i Qeverisë për ulje të TVSH-së nga 18 në 5 përqind e cila vlen nga 1 korriku, transmeton Portab.mk.

“Faturat për energji elektrike praktikisht do të mbesin të pandryshueshme. KRRE solli vendim me të cilin faturat e furnizuesit universal EVN, do të kenë ulje të vogël, me zbatim të ndryshimeve të Ligjit për vlerë të shtuar, me të ciat TVSH – ja për energji elektrike do të ulet nga 18 në 5 përqind. Rregullatorët miratuan të ardhura të miratuara maksimale dhe çmime të elementeve përllogaritëse për kryerje të veprimtarie energjetike, furnizim me energji elektrike të konsumatorëve nga EVN”, deklaroi në konferencën e sotme, Marko Bislimoski, kryetar i KRRE, i cili shtoi se, tarifa e lirë mbetet në fuqi në intervalet ditore dhe të natës, si deri më tani.

Me sjelljen e vendimit të KRRE-së, garantohet siguri dhe stabilitet në porosinë e energjisë elektrisë, theksoi Bislimoski dhe tha se KRRE nuk ka ndikim në elemente të caktuara në çmimin përfundimtar të rrymës, ndërsa ato janë: importin e rrymës, i cili në gjashtë muajt e parë përmbante 32 milionë euro, harxhimi për burime ripërtrirëse, i cili është rritur për 1,5 milionë euro dhe çmimi i ELEM, e cila është rritur mesatarisht 2,5 përqind në raport me vitin e kaluar.

“Ulja e TVSH-së është zgjidhje e mirë, por është e domosdoshme përgjigje sistematike, të zgjerohet përfshirja e kategorive të rrezikuara të qytetarëve, të cilët do të marrin subvencione për faturat për energji elektrike”, deklaroi Bisimoski.

Sipas kërkesave të dorëzuara në KRRE për korigjim të çmimit të rrymës, MEPSO ka kërkuar rritje të çmimit për transmetim të energjisë eektrike prej 143 përqind. Tregu operator nacional energjetik për organizim dhe menaxhim të tregut të energjisë elektrike, rritje prej 45 përqind, ndërsa Elektrodistribuimi për 0,95 përqind për distribuim të rrymës. Ndërsa, në tenderim për furnizim të rrymës së EVN Home, miratoi ofertën më të volitshme nga kompania shtetërore ELEM, me çmim prej 36,1 euro për megavat në orë, për 2,7 përqind më të ulët nga viti i kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button