BE-ja u pajtua për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Ambasadorët e Bashkimit Evropian, sot (30 qershor) ranë dakord të zgjasin edhe për gjashtë muaj sanksionet e gjera ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë dhe nxitjen e konfliktit në Ukrainë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Këto sanksione ishin vendosur në vitin 2014, kurse vendimi  përfundimtar do të merret nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së gjatë një takimi më që do të mbahet me 12 korrik.

Sanksionet shënjestrojnë sektorët kryesorë të vendit, përfshirë atë bankar, të energjisë dhe mbrojtjes.

Masat do të mbesin në fuqi pasi një plan i paqes për Ukrainën lindore për të cilin janë dakorduar Moska, Kievi, Berlini dhe Parisi më 2015, nuk ka shënuar ndonjë përparim në zbatim.

Rusia ka aneksuar paligjshëm Gadishullin e Krimesë dhe ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës, duke nxitur dhunë, e cila ka lënë mbi 13,000 persona të vdekur.

Tensionet u rritën në fillim të këtij viti pasi Kremlini vendosi dhjetëra mijëra trupa në kufirin me Ukrainën.

Javën e kaluar, udhëheqësit e BE-së kundërshtuan një thirrje nga Gjermania dhe Franca për të rifilluar takimet me presidentin, Vladimir Putin, të pezulluara që nga viti 2014. Ata thanë se ky do të ishte një lloj shpërblimi për Kremlinin.

Liderët e BE-së urdhëruan shefin e politikës së jashtme, Josep Borrell dhe Komisionin Evropian “të paraqesin planet për masa shtesë, duke përfshirë sanksionet ekonomike” kundër Rusisë nëse marrëdhëniet përkeqësohen më shumë.

Ndryshe, vendimi  përfundimtar do të merret me 12 korrik në një takim nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button