Pendarovski nga Zagrebi: Për ne nuk ekziston alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë në BE

Presidenti  i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, theksoi se Kroacia është njëra ndër vendet me mbështetje më të madhe për eurointegrime e vendit. Ai gjatë konferencës së përbashkët për media me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviq, tha se mbështetja kroate është rezultat i besimit të saj në shtyllat e Bashkimit Evropian dhe parimet e tij bazë, të cilat fatkeqësisht kohëve të fundit disa i vendosin në pikëpyetje, transmeton Portalb.mk.

“Këtu në Zagreb do të doja të theksoja edhe njëherë se për ne nuk ekziston alternativë tjetër e qëndrueshme për ne përveç anëtarësimit tonë në plotë në Bashkimin Evropian dhe për atë qëllim vazhdojmë të punojmë me intensitet të pareduktuar. Kuptohet, që të arrijmë aty, nuk do të mjaftojnë vetëm vullnet dhe përpjekjet tona. Në botën bashkëkohore askush nuk është imun ndaj konflikteve gjeopolitike, krizave ekonomike dhe shëndetësore, çdo shtet tenton t’i sigurojë qytetarëve të tij siguri dhe prosperitet. Por, pa bashkëpunim mes shteteve, ajo do të ishte e pamundur”, tha Pendarovski.

Ndërkaq, homologu i tij Milanoviq, theksoi se në këtë takim kanë biseduar mes tjerash edhe për rrugën evropiane të shtetit tonë.

“Nuk do të jetë e thjeshtë do të nevojitet shumë mund, do të duhet ndihmë miqësore, shumë diskutim, bindje… Kroacia e di se sa punë këmbëngulëse, e bezdishme dhe e mundishme nevojitet që të arrihen ato qëllime, të njëjtën e pret edhe Maqedoninë e Veriut në atë rrugë, do të japim gjithçka nga vetja të mos ketë hidhërime”, tha Milanoviq.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button