Dimitrov: Me programin 2021-25 tregojmë se jemi të orientuar për evropianizimin e RMV-së

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar program nacional për harmonizim me legjislacionit të BE-së (NPA).  Programi nacional i definon drejtimet strategjike, prioritetet, dinamikën dhe resurset e nevojshme, si dhe aktivitetet për përshtatjen e institucioneve nacionale drejt strukturave administrative evropiane, shkruan Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, në prezantimin e këtij programi, tha se, qëllimi kyç i programit nacional është që ta përcaktoj trajektoren nacionale për evropianizim të tërësishëm, apo anëtarësim të plotë në BE. Porosia politike dhe pesha specifike e programit nacional, siç tha ai, është shumë më e madhe nga vet dokumenti.

“Me këtë program 2021-25 tregojmë se jemi të orientuar për evropianizimin e shtetit, përmes heqjes së pengesave dhe se e dimë saktë se çfarë bëjmë. Demonstrojmë se jemi serioz dhe të vendosur në qëllimin të ndryshojmë dhe e dimë saktë pse e bëjmë atë. Vërtetojmë aftësi, kapacitet, por edhe besim në institucionet e tona, do të thotë e dimë saktë si do ta bëjmë atë dhe projektojmë vizion dhe horizont politik më larg se zgjedhjet e ardhshme, do të thotë dimë të planifikojmë edhe kur saktë do ta bëjmë atë”, deklaroi ai.

Dimitrov sqaroi se, revizioni aktual i NPAA-së nuk është standarde dhe dallon nga të gjitha parapraket.

“E para, sepse në mars të vitit 2020 vendet anëtare të BE-së miratuan vendim për fillim të negociatave qasëse, në atë kuptim pritjet janë se vendi do të ketë ambicje më të mëdha dhe do të miratojë qëllime strategjike të definuara më mirë. E dyta, sepse procesi në të ardhmen do të zhvillohet sipas rregullave të metodologjisë së re për negociata të përforcuara qasëse dhe e treta, kjo është hera e parë që NPA të strukturohet sipas strukturës së re të klasterëve”, theksoi ai.

Struktura e brendshme e dokumentit për çdo kapitull i përmban këto pjesë:

  • Rishikimi i rezultateve dhe rekomandimeve nga raporti i fundit i Komisionit Evropian.
  • Rezyme e shkurtër i prioritetevve.
  • Prioritete afatshkurte dhe afatmesme.
  • Kornizë juridike.
  • Kornizë institucionale.
  • Programe dhe projekte.

Programi i përmban edhe anekset standarde vijuese:

  • Matricë e qëllimeve dhe aktiviteteve si dhe institucione bartëse dhe institucione pjesëmarrëse dhe afate për realizimin.
  • Aneks 1 – Shqyrtim i akteve nacionale juridike të cilat janë lëndë e harmonizimit me legjislacionin e BE-së.
  • Aneks 2 – distribuim i vendeve të punës dhe nevojave
  • Aneks 3 – Mjete buxhetore të projektuara
  • Aneks 4 – Instrument për ndihmë paraqasëse dhe ndihmë tjetër e huaj.

Në përgatitjen e NPAA marrin pjesë rreth 800 nëpunës shtetëror dhe rreth 150 institucione.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button