Shqipëri, aksion për lirimin e plazheve – sekuestrohen çadra e shezlongë

Lirimi i hapësirave publike në plazhe, policia e Shtetit nis aksionin në bashkëpunim me policinë bashkiake të Durrësit. Të organizuar në dy grupe pune, aksioni ka nisur nga Ura e dajlanit dhe te Përroi i Agait, pranë Shkëmbit të Kavajës. Deri tani janë verifikuar 3 subjekte që shfrytëzonin pa leje brezin ranor në Durrës.

Këtyre subjekteve po u sekuestrohen çadrat e shezlongët, transmeton TCH.

Aksioni policor për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Durrësit vjen një ditë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë konferencës së djeshme, Rama lajmëroi do të ketë forca policie që do të konfiskojnë çdo objekt nëse bizneset nuk i kanë dokumentacionet në rregull.

“Një gjë është e padiskutueshme ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir ose pahir. Dua t’i bëj thirrje të gjithë atyre që s’janë në rregull më dokumentacionin meqë kanë operuar me teorinë e faktit të kryer që të largohen nga sipërfaqet që s’u takojnë me ligj e me rregull policia do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojë çdo çadër, shezllon apo çdo strukturë tjetër. Subjektet private duhet të jenë të përfshira në garantimin e sezonit turistik. Është shumë e qartë nga pikëpamja financiare se kjo skemë e re e administrimit të plazheve ka krijuar më shumë të ardhura dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk duan të jenë pjesë e hapësirave që nuk administrohen nga privati. Disa raste që janë bërë publike dhe raste që s’janë bërë publike, por baza është pozitive, por duhet konsoliduar që piku i sezonit në korrik dhe gusht të jenë të garantuar në këtë aspekt. Subjektet që nuk janë aty ku janë vendosur duhet të largohen vetë dhe të mos humbasin edhe atë bazë material që kanë siguruar për biznesin e tyre sepse do t’u merret e s’do t’u jepet më”, tha Rama.

Edhe në plazhin e Velipojës, policia e Shkodrës së bashku me përfaqësues të pushtetit vendor, dolën sot për verifikimin e lejeve për hapësirën e shezlongëve.

Hapësira e plazhit u bë shkak i vrasjes së katër personave në Velipojë, mesnatën e 27 qershorit.

Biznesmeni Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit Xhovani Gocaj, dhe Edmond Gocaj dhe punonjësi i hotelit, 20-vjeçari që sapo kishte nisur punën, Myzerim Zeneli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button