Deklarata e ministres portugeze se ‘gjuha maqedonase veriore dikur ishte pjesë e bullgarishtes’ ka nxitur reaksione ne kreun e RMV-së

Regjistrimi audio i transmetuar nga agjencia bullgare BGNES zbulon aspekte edhe më skandaloze në deklaratën e sekretares së shtetit për çështjet evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zakariash, e cila ka tronditur opinonin maqedonas dje. Jo vetëm që është e vërtetë se ajo ka thënë që gjuha maqedonase dikur ishte pjesë e bullgarishtes, por madje i referohet si “maqedonase veriore”, transmeton Portalb.mk. Lidhur me këtë deklaratë sot u deklarua edhe zëvendës kryeministri çështje evropiane i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, i cili tha se mbrëmë ai personalisht dhe Ministria e Punëve të Jashtme kanë pasur shumë kontakte me Lisbonën dhe me përfaqësues të Portugalisë, kemi theksuar, siç tha, për këtë deklaratë skajshmërisht joadekuate. Ka reaguar dhe Zaev dhe Mariçiq.

Duke pasur parasysh përmbajtjen e qartë të deklaratës së Zakariash, është e paqartë se çfarë i referohet demanti nga ambasadorja portugeze me seli në Beograd, që gjithashtu përfshin edhe Maqedoninë e Veriut.

“Gjuha maqedonase veriore dikur ishte pjesë e gjuhës bullgare”. Kjo është fraza e saktë e përdorur nga sekretarja e shtetit për çështjet evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zakariash, në një brifing me gazetarë në Bruksel, e cila po trazon publikun vendas. Regjistrimi audio origjinal i transmetuar nga agjencia bullgare e lajmeve BGNES e bën të padobishëm demantin e ambasadores portugeze në vend, Maria Virginia Mendes da Silva Pina, se Zakariash nuk ka bërë një deklaratë të tillë siç raportohet nga Radio Kombëtare bullgare.

“Debati është me të vërtetë i vështirë, veçanërisht për Bullgarinë, është e lidhur me historinë, identitetin kulturor, identitetin e të dy vendeve dhe bashkëpunimin e ardhshëm. Tani, ata punojnë për një lloj udhërrëfyesi që do të lejojë Bullgarinë të vazhdojë të punojë dhe të marrë garanci se kur Maqedonia e Veriut të futet në BE, gjërat do të shkojnë rrjedhshëm. Maqedonia e Veriut kishte negociata të vështira edhe me Greqinë, mos harroni se ata ndryshuan emrin e vendit të tyre dhe është me të vërtetë e vështirë, pasi lidhet edhe me Bullgarinë për nga kultura dhe gjuha. Është e qartë në lidhje me faktin se gjuha maqedonase veriore dikur ishte pjesë e gjuhës bullgare dhe me dimensionet kulturore të të dy vendeve”, tha Zakariash në përgjigje të pyetjes së një gazetari të Radios Kombëtare bullgare.

Ajo tregon edhe një kuptim të përgjithshëm të pozicionit të Bullgarisë mbi çështjen e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

“Ne duhet të respektojmë pozicionin e Bullgarisë dhe e kemi bërë atë. Është shumë e rëndësishme që në BE të mos futen mosmarrëveshje bilaterale, pasi ato duhet të zgjidhen përpara se një vend i ri të bashkohet me Unionin. Prandaj, nuk mundeshim të fillonim negociatat, pasi duhet t’i japim Bullgarisë kohë që ta zgjidhë këtë me Maqedoninë e Veriut përpara se të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare”, tha Zakariash.

Pasi deklarata e saj u raportua në mediat maqedonase, pasditën e djeshme, për Dojçe Vele foli edhe ambasadorja portugeze në vend, Maria Virginia Mendes da Silva Pina, duke demantuar artikujt e mediave. Pina, vendi i së cilës mban aktualisht presidencën e BE-së, në deklaratë thotë se Zakariash ka thënë se “ka një moment politik që i bën gjërat të vështira në Bullgari dhe ka çështje të ndjeshme në lidhje me identitetin, historinë dhe gjuhët bullgare dhe maqedonase”.

Por regjistrimi audio i deklaratës së Zakariashit tregon se nuk është ashtu.

Lidhur me këtë deklaratë sot u deklarua edhe zëvendës kryeministri çështje evropiane i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, i cili tha se mbrëmë ai personalisht dhe Ministria e Punëve të Jashtme kanë pasur shumë kontakte me Lisbonën dhe me përfaqësues të Portugalisë, kemi theksuar, siç tha, për këtë deklaratë skajshmërisht joadekuate.

“Kemi marrë garanca se deklarata nuk e pasqyron qëndrimin e Lisbonës dhe mbetet në linjën e propozimit portugez dhe u shpreh keqardhje në këtë kuptim. Në propozimin e kornizës negociuese që ka dalë nga Komisioni Evropian në një paragraf thuhet se i gjithë legjislacioni evropian do të jetë e përkthyer në gjuhën maqedonase. Çështja e gjuhën maqedonase për ne është kyçe, as nuk kemi mandat që të mendojmë të negociojmë për të, në Evropë do të hyjmë vetëm si pjesë e popullit maqedonas, si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase dhe e mbajmë të drejtën që atë ta mbrojmë me dinjitet pavarësisht se në çfarë deklarata do të hasim sot apo në të ardhmen. Për mua personalisht deklarat kryesisht fatkeqe”, u shpreh Dimitrov.

Për po të njëjtën çështje ka reaguar edhe Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut Bojan Mariçiq.

“Propozimin portugez për tërheqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave të vendit  e konsideruam në bazë të asaj që na u paraqit si dokument, dhe jo në bazë të deklaratave të djeshme,” tha sot ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq.

“Ajo që pamë në dokument dhe çfarë është në propozimin e kornizës negociuese në asnjë moment nuk pasqyron atë që thatë. Pra, në kornizën e negociatave, gjuha maqedonase është deklaruar pa ndonjë shtesë, tha Mariçiq.

Nga ana tjetër Kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e djeshme për shtyp në Qeveri në lidhje me deklaratën e transmetuar të Zakariash, tha se Ministria e Punëve të Jashtme do të kontrollojë vërtetësinë e deklaratës, duke përsëritur pikëpamjen se propozimi portugez është i qartë dhe me të vërtetë një bazë e mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet pasi ofron zgjidhje por nuk merr asnjë anë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button