EURO 2020, gjithçka u vendos në minutën e fundit te ndeshja Suedi – Ukrainë, këto do të jenë ndeshjet e çerekfinales

Faza e 1/8 së finales në EURO 2020 u mbyll me ndeshjen mes Suedisë dhe Ukrainës e cila u mbyll me rezultat 1-2 pas vazhdimeve, transmeton Portalb.mk.

Skocezët të parët shënuan përmes Zinchenkos në minutën e 27-të, ndërsa ukrainasit barazuan në fundin e pjesës së parë, 1-1. Me këtë rezultat mbaroi edhe pjesa e dytë e ndeshjes, përkundër disa përpjekjeve.

Barazimi në kohën e rregullt mundësoi që ndeshja të luhet edhe në vazhdime. Në minutën e fundit të pjesës së dytë shtesë shënuan ukrainasit përmes Dovbyk duke mundësuar kualifikimin për në çerekfinale.

Ndeshjet çerekfinale:

Zvicra – Spanja (2 korrik, 18:00)

Belgjikë – Itali (2 korrik, 21:00)

Çeki – Danimarkë (3 korrik, 18:00).

Ukrainë – Angli (3 korrik, 21:00)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button