Bill Gates nuk e eklipsoi Diellin dhe kjo nuk është arsyeja për temperaturat e larta

Pasuria e pronarit të Microsoft, Bill Gates, e lejon atë të investojë në projekte të ndryshme në të gjithë botën. Disa nga këto projekte, publiku, dhe veçanërisht publiku në rrjetet sociale, i vlerëson si kontrovers dhe kjo e bën Gates shënjestër të shpeshtë të teorive të konspiracionit. Një nga ato teori konspirative të postuara në Facebook është se miliarderi “eklipsoi Diellin” dhe është fajtor për temperaturat e larta që janë të zakonshme këto ditë. Ky është informacion i pasaktë. Gates në mënyrë sensacionale quhet “djali i djallit”, shkruan Vertetmates.

Djali i Djallit – Bill, pasi errësoni Diellin dhe atmosferën tonë me gazrat e tij helmues, shpresoj të ndjeni “përfitimet” e projektit të tij ….

Me fat skuqja.

Projekti quhet “Dimming the Sun”.

Si do që të jetë, për disa gjithçka është teori konspirative …

Projekti, të cilit i referohet ky postim në Facebook, nuk është në pronësi të Bill Gates por zbatohet nga Universiteti i Harvardit, gjegjësisht nga një program kërkimor gjeoinxhinierik diellor. E vetmja lidhje e Gates me projektin është se ai është një nga financuesit e projektit, por nuk merr pjesë në kërkimin e kryer nga Harvard.

Projekti (SCoPEx) nuk bllokon ose eklipson diellin. Në vend të kësaj, projekti kërkon të kuptojë rreziqet e mundshme të gjeo-inxhinierisë.

Teknologjia që po hulumtohet duhet potencialisht të pasqyrojë rrezet e diellit jashtë atmosferës dhe sipërfaqes së Tokës, duke shkaktuar efekt ftohës global. Kjo është plotësisht në kundërshtim me atë që postimi pretendon se ky projekt ka arritur ngrohje ose “djegie”, pretendim i cili përveç se është i pasaktë, është edhe i palogjikshëm.

Eksperimenti, i nisur nga shkencëtarët në Universitetin e Harvardit, synon të provojë zgjidhjen duke spërkatur pluhurin jo toksik të karbonatit të kalciumit (CaCO3) në atmosferë – një aerosol që mund të kompensojë efektet e ngrohjes globale.

Pjesa e parë e hulumtimit, një pjesë shumë e vogël, do të fillojë këtë muaj, që do të thotë se këto temperatura të larta të ajrit që kemi tani nuk mund të jenë rezultat i këtij projekti, siç pretendohet gabimisht në postimin në Facebook.

Eksplorimi fillon këtë qershor afër qytetit suedez të Kiruna, ku Korporata Hapësinore Suedeze ka rënë dakord të ndihmojë në lëshimin e një tullumbace që mbart pajisje shkencore 20 km në atmosferë. Nisja nuk do të lëshojë aerosole stratosferike. Në vend të kësaj, ajo do të shërbejë si provë për manovrimin me balona dhe testimin e sistemeve të komunikimit dhe funksionimit. Nëse është i suksesshëm, ky mund të jetë një hap drejt fazës së dytë eksperimentale që do të lëshojë një sasi të vogël pluhuri karbonati kalciumi (CaCO3) në atmosferë.

Pretendimi se Bill Gates e ka eklipsuar Diellin dhe se tani po përballemi me temperatura shumë të larta, konsiderohet i pavërtetë. Projekti nuk ka filluar ende, dhe Bill Gates është vetëm një nga donatorët e këtij projekti dhe nuk është i përfshirë drejtpërdrejt. Sidoqoftë, teoritë e konspiracionit në lidhje me emrin e tij po përhapen çdo ditë, dhe pretendimet e bëra, pa u verifikuar, manipulojnë përdoruesit e rrjeteve sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button