RMV, sulmoi policët që tentuan të kontrollojnë lokalin e tij, paraburgim për pronarin

Pronari i një objekti hotelerik në Dojran dyshohet se ka sulmuar policinë e cila kishte për detyrë nga Gjykata të kontrollojë një objekt hotelerik, transmeton Portalb.mk.

I dyshuari akuzohet për pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës dhe për rrezikimin e sigurisë, e dënueshme në bazë të nenit 382, paragrafi 3 dhe nenit 144, paragrafi 3 në lidhje me Kodin Penal.

Raportohet që ai më 25 qershor ka sulmuar dy policët, të cilët kishin për detyrë të hetojnë në lidhje me praninë e narkotikëve në objektin hotelerik. Pas kryerjes së bastisjes, në vend janë gjetur disa paketime të vogla pluhuri, që u dërguan për hetim.

Me kërkesë të prokurorit kompetent, Gjykata ka caktuar 8 ditë paraburgim për të dyshuarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button