EURO 2020,  Anglia dhe Gjermania të barabarta, por jo deri në fund të ndeshjes kur njëri favorit u eliminua nga gara

Në Uembli u zhvillua ndeshja Angli – Gjermani në kuadër të 1/8 së finales, por pas rezultatit 2-0, Anglia u kualifikua në çerekfinalen e EURO 2020, transmeton Portalb.mk.

Në minutën e 8-të, Rice ka ndalur Goretzkan afër zonës angleze, për çka edhe u ndëshkua me karton të verdhë. Këtë mundësi nuk arritën ta shndërrojnë në gol gjermanët. Minuta e 27-të i dha mundësi të mirë anglezëve për të shënuar me kokë, por nuk arritën të shënojnë nga afërsia. Pasi nuk mundën të shfrytëzojnë mundësinë më të mirë për të shënuar anglezët në minutat e fundit, mbaroi pjesa e parë pa gola.

Pjesa e dytë filloi me supergoditjen e gjermanit Havertz, goditje që u ndalua nga portieri anglez Pickford.  Në minutën e 75-të, Sterling e konkretizoi në gol një aksion të shpejtë të anglezëve.

Minuta e 81-të nuk u solli fat Mullerit i cili i vetëm me portierin anglez nuk arriti të barazojë rezultatin.  Pesë minuta më vonë, Kane e rriti epërsinë e anglezëve në 2-0.

Fituesi i kësaj ndeshje, do të luajë në çerekfinale me fituesin e ndeshjes mes Suedisë dhe Ukrainës, dy ekipe që do të përballen sonte duke filluar prej orës 21:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button