Rama paralajmëroi zaptuesit e plazheve

Konfliktet për ndarjen e parcelave në plazhe, si ai në Velipojë që përfundoi me 4 viktima e 2 të plagosur, ka detyruar kryeministrin t’u drejtojë një paralajmërim të fortë bizneseve që operojnë në këtë fushë. Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë tha se policia do të monitorojë të gjithë bregdetin gjatë sezonit turistik, raporton Klan.

Deklaroi situata kriminalitetit dhe sigurisë publik dhe rrugore nuk është problematike dhe as që ndikon tek turistët e huaj për të zgjedhur Shqipërinë për të pushuar. Tha se nuk sheh asnjë përgjegjësi tek Policia e Shtetit për rastet e fundit tragjike si aksidenti që i mori jetën një familje në autostradën e Vlorës, apo konflikti mes 2 komshinjve që u kthye në tragjedi në Velipojë. Por ashtu si ministri Çuçi problemin e sheh tek organet e drejtësisë, që lirojnë ata që policia i kap në shkelje si për armëmbajtje ashtu dhe tejkalim të shpejtësisë.

I vetmi rast ku sheh përgjegjës direkt policinë tha se është ai në Sarandë ku u lejua që lokali të qëndronte hapur tej orarit të lejuar dhe ku u përplasën me armë klientët me pronarin e tij.

Por pavarësisht se vlerëson punën e policisë, Rama pranon se ristrukturimi i lajmëruar i Policisë së Shtetit do të ndodhë më herët seç ishte parashikuar pikërisht për shkak të këtyre ngjarjeve, ndërsa lë të kuptohet se ristrukturim nuk do të prekë kreun e policisë.

Kryeministri u pyet edhe për situatën e krijuar në Bashkinë e Vlorës, për shkak të përplasjeve mes Këshillit Bashkiak dhe kryebashkiakut Dritan Leli, por preferoi të mos përgjigjej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button