Pas eliminimit nga EURO 2020, edhe një tjetër trajner u shkarkua

Frank De Boer nuk është më trajner i Holandës. Vendimi është bërë i ditur nga Federata Holandeze e Futbollit, që ka sqaruar se ka shkarkuar menjëherë nga puna trajnerin që drejtoi “tulipanët” në Euro 2020, raporton SS.

Shkak është bërë eliminimi i Holandës që në fazën e 1/8-ave, për më tepër përballë një kundërshtari si Republika Çeke, që nuk bën pjesë në elitën e futbollit evropian dhe kjo nuk është kapërdirë aspak mirë nga drejtuesit.

Tekniku 51-vjeçar mori drejtimin e Holandës më 23 shtator të vitit të kaluar, për të zëvendësuar Ronald Koeman-in e larguar drejt Barcelonës, por aventura e tij në pankinë zgjati më pak se një vit.

De Boer ka drejtuar Holandën për 15 ndeshje në harkun kohor të thuajse 10 muajve dhe numëron 8 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje, por pikërisht disfatë e fundit ndaj Republikës Çeke rezultoi vendimtare edhe për të fatin e tij në pankinë.

Tekniku holandez u kritikua shumë edhe para Kampionatit Europian, pasi vendosi të aplikojë skemën 3-5-2, një rreshtim aspak i njohur për “tulipanët” që kanë luajtur historikisht me skemën 4-3-3 dhe disa figura të njohura të futbollit në vend i kërkuan publikisht De Boer që të mos ndryshojë rreshtimin tradicional të skuadrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button