Zaev: Do ta verifikojmë nëse ministrja me të vërtetë ka thënë se gjuha e Maqedonisë së Veriut ka qenë pjesë e gjuhës bullgare

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se sot, përmes shërbimit profesional të MPJ do ta verifikojnë autenticitetin e deklaratës së ministres portugeze për Evropë, Ana Paula Zakarijash, e cila ka thënë për Radion Nacionale Bullgare se “gjuha e Maqedonisë së Veriut ka qenë dikur pjesë e gjuhës bullgare”, transmeton Portalb.mk.

“Propozimi portugez ofron zgjidhje, por nuk mban anë brenda. Në vet propozimin portugez, në kornizën negociuese është zgjidhja përkthimi i acquis-it do të jetë në gjuhën maqedonase. Kuptohet kanë deklarata të dyja palët. Edhe pala jonë edhe pala bullgare, ku me siguri ministra ka bërë interpretim për mediat bullgare apo ngjashëm për çka ne do të verifikojmë sot përmes shërbimit profesional të MPJ-së për autenticitetit e asaj që është thënë dhe MPJ do të reagojë në opinion në mënyrë adekuate”, tha Zaev në konferencën e sotme për masat e reja ekonomike.

Kryeministri përsërit se propozimi portugez është bazë e mirë për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

“Kemi thënë, për ne është bazë e mirë sepse normal kur përfundoi samiti i BE-së, përkatësisht Këshilli Evropian, ne veç më dhamë edhe komente të thella për propozimin portugez në deklaratat e mia, në deklaratat e Bujar Osmanit, MPJ-së sonë, ku disa herë thamë se në atë propozim kuptohet edhe si është ndërtuar korniza negociuese nëse miratohej normal, vendimi aty qëndron se përkthimi i acquis-it do të jetë në gjuhën maqedonase. I ka deklaratat unilaterale të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë. Ata kanë interpretim të tyre. ju e dini se deri më sot me Bullgarinë kemi pasur marrëveshje bilaterale reciproke me të cilën nënshkruajmë marrëveshje memorandume të caktuara në të cilat qëndron se ajo është gjuha bullgare në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Bullgarisë dhe gjuha maqedonase në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo është pjesë bilaterale që e kemi me Bullgarinë”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button