Qeveria e RMV lejoi organizimin e dasmave edhe në ambiente të mbyllura me numër të kufizuar të mysafirëve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendim që të lejohet organizimi i dasmave edhe në ambiente të mbyllura, por me numër të kufizuar deri në 250 mysafirë. Nga Ministria e Ekonomisë njoftuan se, ky vendim do të vendim do të hyj në fuqi nga data 1 korrik, transmeton Portalb.mk.

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot solli vendim që nga 1 korriku të lejohet organizimi i dasmave edhe në ambiente të mbyllura me maksimum 250 persona, por jo më shumë se 40% të kapacitetit të hapësirës. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2021. Me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive nga 1 qershori, është lejuar organizimi dasmave, ahengjeve, festave në ambient të hapur / terrasa verore deri në maksimum 100 persona, por jo më shumë se 50 përqind e kapacitetit të hapësirës dhe deri në maksimumi gjashtë persona në tryezë me distancë të rekomanduar ndërmjet personave”, njoftuan nëpërmjet një kumtese nga Ministria e Ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button