Merkel kundër mbylljes së sërishme të kufijve

Mbyllja e kufijve në valën e parë të pandemisë së koronavirusit ishte “diçka shumë e ashpër”, tha politikania kristiandemokrate gjatë një mbledhjeje  të asamblesë parlamentare gjermano-franceze të organizuar në formë virtuale për shkak të pandemisë. “Në situatën e krijuar atëherë me sa duket ishte e pashmangshme mbyllja e kufijve. Por unë e pranoj, që një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet.” Por kjo kërkon nga ana tjetër edhe një koordinimin të fortë. “Unë besoj, që ne kemi nxjerrë mësime tashmë”, tha Merkel, transmeton DW.

Kancelarja në luftën kundër pandemisë tërhoqi vëmendjen për një koordinim rajonal në Europë. „Ne e dimë edhe se çfarë do të thotë sprova, masat e mbrojtjes nga infeksioni për Europën tonë pa kufij”, theksoi Merkel në paraqitjen e përbashkët me kryeministrin francez Jean Castex përpara asamblesë parlamentare. „Ne u përgjigjemi si partnerë bashkarisht sfidave të përbashkëta.”

Presidenti i Bundestagut kristiandemokrati Wolfgang Schäuble në të njëjtën mbledhje e quajti si „gabim” mbylljen e kufijve në fillim të pandemisë. „Duhet të jetë e qartë, se „asnjëherë nuk duhet të përsëritet një veprim i tillë i pakoordinuar”, tha Schäuble.

Zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert vuri  në dukje përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë federale për të arritur një rregullore të unifikuar në mbarë BE-në sa u përket udhëtimeve.

“Aty ku nuk ka uninamitet, ne vazhdojmë të përpiqemi për këtë”, tha Seibert.

Edhe ministri i Brendshëm, përgjegjës për mbrojtjen e kufijve, kristiansociali Horst Seehofer akutalisht „nuk sheh të ketë shkas për kontrolle kufitare”, tha zëdhënësi. Ministria e Shendetësisë deklaroi gjithashtu, se „ndërkohë nuk është planifikuar ndonjë ndryshim për udhëtimet”.

Landet më të rrepta se federtata?

Disa kryeministra të landeve gjermane kërkojnë nga qeveria që të veprojë. Kryeministri i Saksonisë, kristiandemokrati  Michael Kretschmer kërkoi kontrolle më të rrepta për ata që kthehen nga pushimet. „Vendimtare është, që ne tani të mos lejojmë sjelljen e koronavirusit nga jashtë”, i tha ai gazetës „Funke-Zeitungen”.

Kryebashkiaku i Hamburgut socialdemokrati Peter Tschentscher u shpreh për rregullore më të ashpër për udhëtimet për shkak të koronavirusit. Rregullojra aktuale sipas tij është në disa aspekte e dobët, është shprehur ai për gazetën „Welt”. Ai kërkon, që të gjithë të vaksinuarit që kthehen nga pushimet e kaluara në vende me incidencë të lartë infeksioni duhet të futen në karantinë, që së paku mund të shfuqizohet pas pesë ditësh me paraqitjen e një testi PCR.

Kryeministri i Bavarisë kristiansociali Markus Söder kërkon rregulla më të qarta për ata që kthehen nga pushimet. Duke iu refruar sezonit të pikut të udhëtimeve Söder tha, se “federata duhet të japë qartazi edhe njëherë rekomandimet për pushimet e verës.” Detyrimet akzistuese, për të paraqitur testin pas pushimeve, duhet të kontrollohen.

“E vetmja asamble parlamentare binacionale në botë”

Asambleja parlamentare gjermano-franceze e themeluar më 2019 – që mblidhet çdo dy vjet – një herë në Paris dhe njëherë në Berlin, përbëhet nga 50 deputetë të Bundestagut dhe Asamblesë Kombëtare franceze. Në mbledhjen online të hënën (28.06) kancelarja Merkel dhe kryeministri francez Castex iu përgjigjën pyetjeve të parlamentarëve jo vetëm për pandeminë. Tema ishin edhe klima, refugjatët, politika e jashtme dhe ajo ekonomike.

Preisdenti i Bundestag-ut Schäuble e cilësoi këtë asamble „si sukses dhe si një dhomë unikale binacionale parlamentare”. Pikërisht në kohën e krizës së koronavirusit bashkëpunimi parlamentar mes të dyja vendeven është dëshmuar si i vlefshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button