Petliçkovski: Të gjitha vaksinat garantojnë 100% mbrojtje nga vdekja dhe simptomat e rënda të Kovid-19

Trajtim të sigurt, 100 përqind efektiv akoma nuk kemi, por kemi disa pikëpamje të qarta se vaksinimi është mënyra më e mirë në trajtimin e epidemisë, tha prof. Aleksandar Petliçkovski nga Instituti i Imunobiologjisë dhe gjenetikës njerëzore, në tribunën “Vaksinimi dhe sfidat me kovid-19”, njofton Portalb.mk.

“Vaksina në dispozicion kemi, të gjitha vaksinat që janë aprovuar nga OBSH-ja dhe autoritetet e tjera në një përqindje të madhe që nganjëherë shkon deri në 100 përqind, mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda dhe këto janë të dhënat themelore që duhet t’i kemi parasysh kur mendojmë atë vaksinohemi ose të mos vaksinohemi”, tha imunologu Petliçkovski.

Sipas profesorit, fakti që aktualisht kemi numër të ulët të personave të infektuar nuk është dëshmi se pandemia ka mbaruar. Në disa vende ku ka përqindje të lartë të përfshirjes në imunizim, virusi ka përpjekje për kthim, ndoshta jo me të njëjtën forcë, por fakt është se vaksinimi eliminon mundësinë e një rrjedhe të rëndë të sëmundjes.

“Lajmet dhe historitë në lidhje me efektet anësore të llojeve të ndryshme të vaksinave kanë qenë ciklike. Secila vaksinë që bëhej e disponueshme dhe e popullarizuar lidhej menjëherë me disa histori të frikshme, shumë prej tyre plotësisht të pabazuara. Ato histori janë shfaqur dhe do të shfaqen, nuk pres që ato të ndalen, por për këta miliona dhe madje miliarda banorë të përfshirë në vaksinim, kur përmbledhim numrat, tashmë shohim se këto janë raste jashtëzakonisht të rralla”, shtoi Petliçkovski.

Lidhur me situatën aktuale në të cilën ndodhemi, ai tha se kjo është një situatë që ne e kemi pritur për një kohë të gjatë. Kemi pak presion mbi sistemin shëndetësor, kemi vaksina të disponueshme dhe kemi shumë njohuri nga ky vit e gjysmë i kaluar me pandeminë. Vazhdojnë kërkimet për pacientë të sëmurë në mënyrë kritike, vdekje dhe raste asimptomatike.

Në debatin e djeshëm mbi “Vaksinimi dhe sfidat me kovid-19” përveç Petliçkovski morën pjesë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kryetarja i Komitetit Kombëtar për Imunizimin Prof. Dr. Aleksandra Grozdanova dhe prof. Dr. Dragan Danilovski, epidemiolog.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button