Gjykata refuzoi ankesën e gjyqtares së shkarkuar Lidija Nedellkova

Këshilli për ankesa në Gjykatën e Apelit refuzoi ankesën e Lidija Nedelkova si të pabazuar dhe mbështeti vendimin e 1 marsit të këtij viti për shkarkimin e saj nga posti i gjyqtares. Nedelkova para se të shkarkohej ishte gjyqtare e Gjykatës Supreme, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Kiro Zdravev, pas seancës në të cilën u mor vendimi unanimisht, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se pse gjyqtarja Lidija Nedelkova u shkarkua, ai tha se arsyet ishin “neglizhencë dhe papërgjegjësi në punën e saj dhe shkeljes së Rregullores gjyqësore, gjegjësisht Kodit për etikë gjyqësore”.

Kërkesa për shkarkimin e gjyqtares supreme Lidija Nedelkova u paraqit nga ish kreu i Gjykatës Supreme Jovo Vangelovski për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së Nedelkovës si gjykatëse.

Nedelkova para se të shkarkohej ishte një nga tre kandidatët për kryetar të Gjykatës Supreme.

Paraprakisht, ajo dorëzoi edhe padi penale kundër kryetarit dhe dy anëtarëve të Këshilli Gjyqësor, për keqpërdorim të pozitës zyrtare për shkak që, sipas saj, e kanë shfrytëzuar pozitën për të ndikuar në procedurën që është ngritur kundër saj me parashtresë të parashtruar nga gjykatësi tani më i shkarkuar Jovo Vangellovski. Më saktësisht, të denoncuarit si anëtarë të Këshillit gjyqësor nuk e kanë pranuar propozimin fillestar të komisionit, procedura kundër Nedellkovës të ndërpritet dhe kanë ndikuar që vendimit të ri dedikohet në propozim për shkarkim të saj, në kundërshtim me ligj. Por, Prokuroria Themelore Publike në Shkup hodhi poshtë akuzat penale të paraqitura.

Nedellkova paraprakisht e ka udhëhequr Gjykatën Supreme, a ishte edhe kryetare e Gjykatës Penale. Në garën për shef të Supremes në vitin 2017-të ishte edhe Nedellkova. Ajo ishte një prej tre gjykatësve në Këshill i cili para 12 viteve i caktoi paraburgim Zoran Zaevit për rastin “Global”. Në bisedat e përgjuara në kohën e Gruevskit, Nedellkova u përgojua, pas së cilës gjyqësori e mori epitetin “Swarovski”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button