Pendarovski u ndau çmimin ‘Unaza inxhinierike’ dymbëdhjetë inxhinierëve të diplomuar

Presidenti Stevo Pendarovski u dhuroi çmimin “Unaza inxhinierike” studentëve më të suksesshëm të cilët u diplomuan në fakultete që kultivojnë disiplinat inxhinierike, informuan nga kabineti i Presidentit. Deri në 10 nga 12 fituesit e unazës janë gra, gjegjësisht mbi 83 përqind, transmeton Portalb.mk.

Fituesit e këtij viti të çmimit janë:

  • Marija Petrova nga Fakulteti i Arkitekturës – Shkup;
  • Dejan Gegovski nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Shkup;
  • Maja Sharevska nga Fakulteti i Makinerisë, Shk
  • Monika Fidançevska nga Fakulteti i Teknologjisë-metalurgjisë, Shkup;
  • Metodija Bucevski nga Fakulteti i Inxhinierisë elektrike dhe teknologjive të informacionit, Shkup;
  • Anita Bliznakovska nga Fakulteti i shkencave bujqësore dhe ushqimit, Shkup;
  • Jovana Dobreva nga Fakulteti i shkencave të informacionit dhe inxhinierisë kompjuterike, Shkup;
  • Elena Sokolevska nga Fakulteti i pylltarisë, arkitekturës së peizazhit dhe ekoinxhinierisë “Hans M”, Shkup;
  • Ana-Marija Stamenkoska nga Fakulteti i dizajnit dhe teknologjive të mobiljeve dhe enterierit, Shkup;
    Elena Stefova nga Fakulteti i shkencavematematiko-natyrore, Shkup;
  • Marija Grujoska nga Fakulteti i shkencave natyrore dhe teknike, Shtip dhe
  • Marija Naumoska Andreska nga Fakulteti teknik, Manastir.

Në fjalimin e tij, Presidenti Pendarovski theksoi se ndarja e “Unazës inxhinierike” është ngjarje e rrallë dhe veçanërisht e rëndësishme që ndodh për herë të 18-të këtë vit, e cila tregon vazhdimësi dhe traditë të ndërtuar.

“Besoj se unaza inxhinierike tashmë është rritur në një projekt të suksesshëm dhe origjinal që arrin qëllimin fillestar – afirmimin e profesioneve të inxhinierisë dhe rëndësinë e tyre për shoqërinë”, tha Presidenti Pendarovski.

Çmimi “Unaza inxhinierike” jepet nga institucioni inxhinierik i Maqedonisë dhe Oda e arkitektëve dhe inxhinierve të certifikuar, nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili synon të inkurajojë studimin e inxhinierisë i cili do të kontribuojë në krijimin e një rini inxhinierike cilësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button