RMV, sot fillon shpërndarja e vaksinave ‘Sinovak’ në pikat e vaksinimit

Situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme dhe vetëm një numër i vogël pacientësh trajtohen në spitale. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se nëse vazhdon ky trend, mund të ndodhë që në gusht ose në fillim të shtatorit të këtij viti të shpallet fundi i epidemisë, transmeton Portalb.mk.

Që të deklarohet fundi i epidemisë, nuk duhet të ketë të diagnostifikuar të rinj dy cikle riprodhuese 14-ditore, ndërsa parashikimet tregojnë që nëse vazhdon ky trend, fundi i epidemisë mund të ndodhë në gusht ose në fillim të shtatorit të këtij viti.

Prej sot, fillon shpërndarja e vaksinave “Sinovak” në të gjitha qendrat e imunizimit dhe në qendrat e vaksinimit masiv, gjegjësisht sallat sportive dhe qendrat shëndetësore. Filipçe theksoi se me këtë janë të gatshëm për një dinamikë të dhënies së dozës së parë të vaksinës për 10 deri në 15 mijë qytetarë në ditë, si dhe se është planifikuar të fillojë vaksinimi në terren më 15 ose 20 Korrik.

Pesë mijë vaksinat e prodhuesit kinez “Sinovak” të prokuruara nga Qeveria arritën të dielën. Kjo është dërgesa më e madhe e vaksinave të mbërritura në vend.

Lidhur me efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës “Sinovak”, Filipçe tha se është shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda.

“Ja edhe karakteristikat zyrtare të vaksinës Sinovak të botuara nga OBSH – Virusi i paaktivizuar SARS-Kov2, nevojiten dy doza, doza e dytë 14-28 ditë pas dozës së parë, shumë efektive për parandalimin e sëmundjes së rëndë, jepet muskulin e shpatullës, rekomandohet për përdorim te gratë shtatzëna kur përfitimet e vaksinimit për gruan shtatzënë tejkalojnë rreziqet e mundshme. Rekomanduar për përdorim te gratë që ushqejnë gjidhënëse, si dhe të rriturit e tjerë”, shkroi Filipçe në Facebook.

Ekspertët shëndetësor bëjnë thirrje për vaksinim masiv, pasi sipas tyre kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund epidemisë.

“Përballja me valën e re të llojit të ri të virusit delta do t’i bëjë njerëzit më të vetëdijshëm se vaksinimi masiv është mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj pandemie”, konstatuan Dragan Danilovski, Aleksandar Petliçkovski, Aleksandra Grozdanova dhe ministri i Venko Filipçe në debatin e djeshëm me temë “Vaksinimi dhe sfidat me Kovid-19.

Dr. Dragan Danilovski theksoi se varianti indian mutant ose delta, i cili tashmë është i pranishëm në mbi 92 vende, me gjasë nuk mund të na shmangë edhe neve, por tha se është e nevojshme të mësojmë nga të tjerët dhe nga përvojat tona nga periudha e kaluar dhe që vaksinimi masiv është mënyra e vetme për të dalë nga kjo situatë.

“Shëndetin publik e mbrojmë me vaksinim masiv në kohën më të shkurtër të mundshme, pra nuk ka mundësi tjetër përveç përfshirjes së popullatës, gjegjësisht këtë verë të përfshijmë sa më shumë qytetarë me dy doza vaksinash. Varianti Delta është aq i përhapur, aq shumë ngjitës që është i nevojshëm pragu i imunitetit kolektiv midis 80-85 përqind të vaksinuarqë të mund të llogarisim edhe në rrezikun më të vogël të përhapjes së epidemisë”, konstatoi Danillovski.

Në tribunën e djeshme, u theksua gjithashtu se nuk ka asnjë vaksinë që nuk ka efekte anësore, përkatësisht se që të gjitha vaksinat shoqërohen me disa efekte anësore. Por, siç thonë ekspertët, kur shikohen numrat, bëhet e qartë se këto janë vaksina jashtëzakonisht të sigurta.

Aleksandar Petliçkovski thotë se është e vogël përqindja e atyre që e kanë pasurin variantin e parë alfa të koronavirusit, të infektohen me variantin e ri delta, pasi studimet në dispozicion tregojnë se imuniteti i fituar përmes sëmundjes ose vaksinimit të plotë është mjaft efektiv. Ai shpjegoi që efektiviteti matet në disa nivele, e para është infektiviteti i variantit delta ndaj personave të infektuar ose të imunizuar, e dyta është sëmundja e rëndë dhe e treta është rezultati i sëmundjes. Siç thotë ai, për format e rënda të virusit dhe hospitalizimit është e qartë se imuniteti kryesisht mbron nga ri-infektimi.

Danilovski nënvizoi se më e rëndësishma është se të gjitha vaksinat nuk do të lejojnë simptoma të rënda dhe vdekje nga virusi.

Përndryshe, gjatë ditës nga 1,342 teste, u regjistruan tre raste të reja me Kovid-19, të gjitha në Shkup, dhe gjashtë pacientë u shëruan. Përsëri, dje nuk u regjistrua asnjë person i vdekur.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid që nga fillimi i epidemisë është 155,676, numri i pacientëve të kuruar është 149,967, numri i vdekjeve është 5,484 dhe numri i rasteve aktive është 225.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button