Pas 19 vitesh, përfundoi pjesëmarrja e ARM-së në misionin paqësor në Afganistan

Pas gati dy dekadash, përfundoi rotacioni i fundit i anëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Afganistan. Paqeruajtësit u kthyen në shtëpi, duke i dhënë fund pjesëmarrjes së Armatës në misionet e NATO-s – “ISAF” dhe “Mbështetja e vendosur të NATO-s” në Afganistan, pas një vendimi nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës për t’i dhënë fund misionit, tha ministria e mbrojtjes, transmeton Portalb.mk.

Nga viti 2002 deri në vitin 2015, rreth 3.000 mijë pjesëtarë të armatës ishin pjesë e forcave “ISAF” në Afganistan, në pozita të ndryshme me detyra të ndryshme. Ushtarët e Maqedonisë, nënoficerët dhe oficerët punuan si oficerë shtabi, pjesëtarët të njësive të sigurimit në komandën kryesore, instruktorë në ekipet për mentorin dhe po ashtu ishin pjesë e ekipeve mjekësore dhe kirurgjike. Në “ISAF” kontribut dhanë edhe njësitë speciale të cilët punuan bashkërisht me Gardën Nacionale të Vermontit.

Maqedonia e Veriut në “ISAF” bashkëpunoi me disa partnerë, sot aleatë – SHBA-, Gjermania, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Greqia, Çekia, Franca, ndërsa oficerët oficerë janë dërguar edhe si pjesë e kartës A3 me Shqipërinë dhe Kroacinë, përkatësish më vonë edhe me vendet e grupit A5.

Nga viti 2015, pjesëtarët e Armatës dhanë kontribut në misionin “Mbështetje vendimtare” edhe atë me 500 pjesëtarë, të shpërndarë në Komandën për trajnim këshillim dhe asistencë – kryeqytet Kabulli, nën komandën e Turqisë; më pas në Komandën e misionit të udhëhequr nga SHBA, me detyrë sigurimin e komandës; në ekipë për këshillim në komandë – Veri të udhëhequr nga Gjermania; në kuadër të kontributit të përbashkët në grupin A5 në Qendrën për operacione të përbashkëta KOSA – Veri dhe në ekipin kirurgjik në spitalin norvegjez Role-2 në bashkëpunim me Mbretërinë e Norvegjisë.

Maqedonia e Veriut i tërhoqi ushtarët nga Afganistani sipas vendimit të vendeve anëtare të Aleancës për përfundim të misionit “Mbështetja vendimtare”.

 

 

 

Me rastin e përfundimit të pjesëmarrjes së Armatës në Afganistan, sot në kazermën Ilinden do të mbahet një ceremoni solemne, ku do të marrin pjesë Presidenti Stevo Pendarovski dhe ministrja Radmilla Sekerinska, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Vasko Gjurçinovski, ambasadorët e SHBA-së Kate Burns dhe Turqisë Mehmed Sekizkok, gjeneralët e Armatës dhe përfaqësues të korit ushtarako-diplomatik.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button