RMV, nëse tifozët fyejnë apo ofendojnë, klubeve do t’ju shqiptohen gjoba deri në 30 mijë euro

Klubet sportive do të bartin përgjegjësinë për dhunën, parullat dhe brohoritjeve e tifozëve të tyre me ndryshimet e reja në Ligjin për Parandalimin e dhunës dhe sjelljes së padenjë në ndeshjet sportive me rritje drastike të gjobave prej 2.000 deri në 8.000 euro për klub me tifozë të tillë, transmeton Portalb.mk.

Për brohoritjet “Vajzë maqedonase, lavire e madhe” ose “Për shqiptarët dhomë gazi”, të cilat janë vetëm disa nga provokimet që mund të dëgjohen nga tribunat, veçanërisht në ndeshjet e futbollit, për njollosjen e emrit të Toshe Proeskit, për thirrjen në vdekje për “shiptarët” ose “kauri, tani e tutje dënimet më të larta do t’i bartin klubet, tifozët e të cilëve këndojnë ose thonë tekste të tilla.

Që të mos sanksionohen klubet, patjetër duhet që të caktojnë person përgjegjës për ndeshjen dhe me aksione të tjera që në mënyrë strikte duhet të parandalojnë shfaqjen e sjelljeve të pahijshme dhe dhunës nga tifozët e tyre nga veprime të tjera të përcaktuara me përpikëri në ligj.

Por kësaj here, gjobat do të fillojnë nga federata e sporteve.

Për shembull, nëse Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut (FFMV), në kohë, gjegjësisht brenda 48 orëve para fillimit të ndeshjes nuk përcakton se një ndeshje sportive do të mbahet me rrezik të shtuar dhe nuk e informon Ministrinë e Brendshme dhe klubet sportive – pjesëmarrësit në ndeshje, do të paguajnë gjobë deri në 8.000 euro.

Gjoba maksimale për federatat deri më tani ishte vetëm 2.000 euro për mungesë interesi.

Gjobë deri në 8.000 euro do të shqiptohet për shkelje ndaj klubit mysafir, nëse brenda 72 orëve nuk e njofton federatën kompetente kombëtare të sportit dhe organizatorin (nikoqirin) e ndeshjes që tifozët e saj do të vijnë në mënyrë të organizuar dhe nëse nuk merr masa, tifozët dhe klubi të mos shkaktojnë dhunë dhe sjellje të pahijshme gjatë ndeshjes.

Dhunë dhe sjellje e pahijshme në ndeshjet sportive konsiderohet edhe “të kënduarit këngë ose përhapje mesazhesh që provokojnë dhe nxisin urrejtje ose dhunë në baza racore, kombëtare dhe fetare ose në bazë të karakteristikave të tjera.

Klubi mysafirë në një ndeshje me rrezik të lartë do të paguajë gjobë prej 500 deri në 8.000 euro dhe nëse 72 orë para ndeshjes nuk e informon klubin nikoqir se tifozët e tij po vijnë në mënyrë të organizuar, nëse nuk e përcakton itinerarin e lëvizjes së tyre për të cilën paraprakisht e informon MPB-në dhe nëse nuk parandalon sjelljen e pahijshme.

Nëse organizatori (nikoqiri) të ndeshjes nuk cakton person përgjegjës i cili do të kujdeset që të mos ketë dhunë, këngë dhe parulla të fyese e ofenduese, djegie të flamujve dhe i cili do të kujdeset për mos nxitje të dhunës fizike, duke hedhur objekte te lojtarët, arbitrat… do të gjobiten nga 500 deri në 7.000 euro.

Nga 2.000, gjoba kërcen në 7.0000 euro nëse edhe nikoqiri nuk ndjek udhëzimet e Ministrisë së Brendshme dhe nuk heq mangësitë që i ka konstatuar 24 orë para fillimit të ndeshjes me rrezik të lartë.

Nëse policia përcakton se ekziston rreziku i sjelljes së pahijshme të tifozëve, duke kënduar këngë me tekste urrejtjeje, vulgaritet, fyerje në baza fetare dhe kombëtare, organizatori duhet të marrë masa për ta parandaluar atë me qëllim që të mos marrë gjobë prej 500 deri në 7.000 euro

Pra, në një ndeshje ku ka dhunë dhe sjellje të pahijshme me brohoritje të mesazheve të rrezikshme, madje edhe nëse nj[ gjë e till[ bëhet nga tifozët e të dy ekipeve, Ministria e Brendshme vetëm klubeve mund t’ju shkruajë gjoba deri në 30.000 euro për arsyet e deklaruara. (2 herë nga 7.000 dhe dy herë nga 8.000 euro).

Por ajo që shqetëson është se në të njëjtën kohë me ndryshimet e propozuara, në mënyrë drastike ulen gjobat për posedimin ose konsumimin e pijeve alkoolike ose narkotikëve, mbajtjen e mjeteve piroteknike, armëve dhe mjeteve të tjera të cilat shkaktojnë e lëndimeve dhe nxitjen e dhunës nga tifozët të cilët vijnë në ndeshjet sportive.

Nga 500 eurot aktuale, gjoba për tifozët e armatosur ulet mes 150 – 200 euro.

Këtu propozuesi i ndryshimeve thotë se kryhet harmonizimi me Ligjin për kundërvajtjet, ku dënimet për kundërvajtje kohët e fundit janë ulur në mënyrë drastike.

Dënimi për një tifoz që do të këndojë këngë në tribunë që nxit urrejtje ose dhunë me motive fetare, racore dhe nacionaliste, ose që fut dhe shfaq parulla, flamuj dhe sende të tjera me tekst, fotografi dhe shenjë me përmbajtje të tillë, do të jetë nga 200 në 250 euro. (Deri tani, kjo gjobë për person ishte nga 600 në 1000 euro).

Hedhja e objekteve në fushën sportive ose në tribuna (tribuna) tani do të dënohet më pak. Gjoba aktuale e parashikuar prej 500 deri në 1.000 euro zvogëlohet nga 180 në 250 euro për personin që hedh diçka nga tribunat në fushë.

Me ndryshimet, të cilat janë në lexim të dytë në Kuvend, gjobat më të larta shkojnë për klubet dhe federatat. Tifozët e futbollit me të cilët ka biseduar Sdk.mk thonë se këto janë gjoba shumë të larta për klubet.

Por, Ministria e Brendshme, e cila është propozuese e ndryshimeve të gjobave, konsideron se klubet dhe federatat janë më  së shumti përgjegjëse për sjelljen e turpshme të grupeve të tifozëve në vitet e fundit dhe u jep atyre autoritet dhe dënime, nëse nuk e zgjidhin çështjen e tifozëve që janë më vulgarë.

Urrejtja mes tifozëve bartet jashtë tribunave. Për këtë arsye, më 3 korrik 2018, tre tifozë rrahën Nikolla Sazdovski – Sazdo (20), i cili pas 6 ditëve ndërroi jetë.

Tre bashkëmoshatarë të tij janë dënuar me 16 vjet burg.

Ndërkohë, disa tifozë ende bërtasin: “shiptar i vdekur, shiptar i mirë” dhe “vrit, vrit kaura”. Më 20 shtator të vitit të kaluar, një gjuhë e tillë urrejtjeje brohoritej  në Gjorce Petrov ndërsa po kalonte një kolonë me vetura me flamuj shqiptarë. Nga kamerat e sigurisë, Ministria e Brendshme më pas identifikoi dhe gjobiti 16 brohoritës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button