Emine-ja tregoi sugjerimet e saj se çfarë do të ndryshonte në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn”

Emine Islami nxënëse në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn”, ishte e radhës që dha sugjerimin e saj për temën e Portalb “Çfarë do të ndryshoja në shkollën/universitetin ku studioj”. Sipas saj shkolla e mjekësisë në Tetovë është avancuar shumë kohëve të fundit me hapjen e  kabineteve të ndryshme sa i përket aspektit praktik, ndërsa shtoi se do të duhej të avancohej edhe aspekti teorik me hapjen e ndonjë leximore apo biblioteke që nxënësit të nxiten për të lexuar më tepër.

“Përshëndetje të gjithëve, uroj që të gjithë të jeni mirë, fillimisht  unë jam nxënëse e shkollës së mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn”. Tema për të cilën do të flasim është ajo se çfarë do të kishim ndryshuar ne në shkollën tonë, atëherë shkolla ime kohëve fundit edhe pse është avancuar shumë në mënyrën e krijimit të kabineteve të ndryshme që shfrytëzohen për praktikë, ajo se çfarë do të kisha shtuar është se do kërkoja të bëhej një leximore e cila do të na avanconte më tepër në mënyrën e të lexuarit dhe kjo besoj do të nxite më shumë te ne si rini dëshirën për të lexuar” – theksoi Emine-ja.

Pra, sipas Emines kjo shkollë duhet të avancohet në aspektin teorik, duke krijuar një leximore apo bibliotekë nxënësit do të kenë mundësinë që ato të cilat do ti mësojnë në praktikë ti lexojnë në mënyrë teorike për ti përvetësuar ende më shumë.

Ndërkaq, që ju të shihni sugjerimet e studentëve të tjerë mund të klikoni te linqet më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button