U prezantua procesori më i fuqishëm për telefonët Android

Qualcomm prezantoi ditën e djeshme procesorin më të ri për smartfonët flashipë, Snapdragon 888+ dhe aktualisht është procesori më i fuqishëm celular, shkruan Pcworld.al.

Çipi i ri e dërgon fuqinë procesorike në një nivel tjetër duke sjellë funksionalitete të avancuara.

Specifikat e procesorit:

  • Konektivitet: Modem Snapdragon X60, mmWave, 5G
  • Performanca: Bërthama Kryo 680 me frekuencë 3Ghz, Adreno 660, 5-nanometër
  • Inteligjenca Artificiale: Qualcomm AI Engine gjenerata e 6-të dhe performancë 32 TFOPS
  • Kamera: 2.7 Gigapiksel për sekondë, 4K HDR

Në letër duket një fuqi e vërtetë, të paktën kur krahasohet me Snapdragon 888. Është ndërtuar me në mendje mobile gaming, një industri masive dhe në rritje.

Modeli standard ka frekuencë 2.84Ghz, ndërsa 888+ me frekuencë turbo arrin deri në 3.0Ghz. Ndërsa 888 ka 26 TOPS performancë, 888+ plot 32 TOPS.

Pritet që procesori i ri të shfaqet tek disa telefonë Xiaomi apo OnePlus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button