E kemi dhënë fjalën se administrata publike do të digjitalizohet, duhet të jetë prioritet për të gjithë, paralajmëroi Zaev

Kryeministri Zoran Zarv dhe zv.kryeministri Lupço Nikollovski nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut e vlerësuar si një nga prioritetet qeverisëse digjitalizimin e administratës, transmeton Portalb.mk.

“Digjitalizimi është process që e kemi filluar dhe për të cilin kemi thënë se është prioritet i Qeverisë. Duhet të jetë prioritet për ministrat, drejtorët, kryetarët e komunave. Për të gjithë ne që kemi marrë besimin nga qytetarët. Ky proces duhet të udhëhiqet së bashku dhe në koordinim”, deklaroi Zaev.

Zv.kryeministri Nikollovski theksoi që përmes digjitalizimit do të arrihet edhe luftimi më i mirë I korrupsionit.

“Kemi dhënë fjalën se administrate publike duhet të sigurojë shërbime digjitale, si një opsion i detyrueshëm”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button