Kryeministri Zaev nesër do të takohet me Ramën dhe Vuçiqin, pritet arritja e disa marrëveshjeve

Kryeministri i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe presidenti i Serbisë do të takohen virtualisht, ku pritet dakordimi për disa çështje në kuadër të “Mini-Shengenit”.

Takimi i nesërm është konfirmuar për MIA nga presidenca serbe, duke sqaruar Aleksandër Vuçiq do të takohet me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përmes një video konference. Vuçiq në konferencën për shtyp më 24 qershor deklaroi se pret që në atë takim të sillen vendime përfundimtare për veprim të përbashkët kundër katastrofave natyrore dhe për qarkullim më të shpejtë të të mirave, njerëzve dhe kapitalit.

“Për ne është me rëndësi të madhe sistemi I lejeve të punës, ku ai që do të marrë leje pune në territorin e një nga tre shteteve, do të ketë leje pune në të gjitha tre vendet. Me këtë do të sigurohet më shumë fuqi punëtore në Serbi, e cila mungon”, deklaroi paraprakisht Vuçiq.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në rajon, ai para katër ditëve para gazetarëve deklaroi se bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të vazhdojë të rritet.

“Më vjen keq që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk u dhanë data për fillim të negociatave sepse konsideroj se kjo nuk është e drejtë, porositi atëherë presidenti serb.

Nisma “Mini-Shengeni”, që për momentin I përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte nisur në Novi Sad në vitin 2019 nga tre vendet si projekt për përmirësim të ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Ideja e tre vendeve nga Ballkani Perëndimor është të krijojnë treg unik me qëllim që të përshpejtohet zhvillimi I tyre ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button