RMV, gjatë vitit janë rritur çmimet e produkteve industriale për 6 përqind, por rritja arriti deri 39% në një lloj produkti

Në majin e këtij vitit në Maqedoninë e Veriut çmimet e prodhimeve industrial janë rritur pr 6.1 % në krahasim me majin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 0.6 % dhe për 6.1 % në nivel vjetor”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në krahasim me vitin e kaluar, çmimet e shitjes janë më të larta në grupet: Energjia për 12.9 %, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 3.6%, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 10.7 %, Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 1.5 % dhe Prodhimet kapitale për 0.7%.

Rritje e madhe në çmimet e produkteve industrial është regjistruar të metalet, ku u regjistruar rritje prej 39.7 % në prodhimin e metaleve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button