Ministri Filipçe tregoi në cilin muaj mund të mbarojë epidemia në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se në vendin tonë fundi i epidemisë mund të shënohet në muajin gusht ose në fillim të shtatorit, nëse plotësohen kriteret e caktuara, transmeton Portalb.mk.

“Për të deklaruar fundin e një epidemie, duhet dy cikle reproduktive nga 14 ditë të mos ketë të diagnositifikuar raste dhe ka disa parashikime tek ne se si mund ajo të ndodhë, nëse vazhdojnë ky rritëm. Kjo do të ndodhte në muajin gusht ose mundësisht në fillim të shtatorit”, deklaroi ministri Filipçe në organizimin me titull “Vaksinimi dhe sfidat me Kovid-19”.

Ai paralajmëroi nisjen e vaksinimit në teren rreth 15 dhe 20 korrikut rreth qendrave spitalore, ndërkohë sqaroi që në vendin tonë kemi nën 10 raste në 100 mijë banorë.

“Sistemi është i gatshëm të përgjigjet me kapacitetet spitalore dhe me gjithçka që është e nevojshme për një valë të re të paparalajmëruar”, deklaroi Filipçe, duke theksuar furnizimin e vendit javën e kaluar me 500 mijë vaksina kineze dhe 100 mijë Pfizer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button