“Korona” në shënjestër të dezinformatave, verifikuesit e fakteve dhe Facebook në “vijë të frontit”

Të gjithë të vaksinuarit duhet që të shenjëzohen apo markohen, ekzistojnë rreziqe potenciale për shëndetin e tyre dhe ata janë zombit e ardhshëm kamikazë të teleportuar, nxënësit do të kontaminohen nga mësuesit e tyre të vaksinuar dhe gjithsesi “Bill Gates”. Këto janë vetëm disa prej dezinformatave që kanë vërshuar nëpër rrjetet sociale vetëm gjatë vikendit të kaluar dhe mëngjesit të sotëm në lidhje me vaksinimin e popullatës kundër KOVID-19. Gjendja me virusin korona ka qenë në shënjestër të vazhdueshme të dezinformuesve, të cilët kanë shpërndarë vazhdimisht frikë dhe mosbesim në popullatë, por edhe lufta kundër tyre ka qenë paralele dhe permanente nga verifikuesit e fakteve, por edhe nga vetë Facebook-u, i cili nëpërmjet programit për verifikimin e fakteve ka parandaluar shpërndarjen e tyre të mëtutjeshme.

Kjo mes tjerash u tha në sesionin “Mbrojtja e demokracisë nga dezinformatat”, në konferencën online “Mendim kritik për qytetarët me aftësi medaitike”, të organizuar nga Fondacioni “Metamorfozis” dhe “Eurothink”, në të cilën morën pjesë Sophie Ayers, përfaqësuese e Partneritetit për integritet të lajmeve për Evropën në “Facebook”, Ilija Zhupanoski, këshilltar i kryeministrit për Komunikime Digjitale të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Vlladimir Petreski, redaktor i “KriThink” dhe “Vërtetmatës” dhe moderatorja Elida Zylbeari, kryeredaktore e “KriThink” dhe “Portalb”.

“Dezinformatat nuk kanë të bëjnë vetëm me proceset politike, por me të gjitha aspektet e jetës së tij, duke filluar nga shëndeti gjë që u tregua shumë me rëndësi gjatë pandemisë, ku ende qarkullojnë të pavërteta kundër vaksinimit si dhe dezinformata të llojeve të ndryshme qe janë te dëmshme për shëndetin e tyre. Dezinformatat kane për qëllim të mbjellin mosbesim, huti dhe përçarje në një shoqëri. Me këtë dhe rritet mosbesimi në institucionet e vendit, gjë që vë në rrezik funksionimin normal të tyre dhe me këtë të tërë demokracisë. Gjithashtu dezinformatat kontribuojnë ne krijimin e një apatie politike te qytetarët të cilët vihen në pozitë të pasigurt dhe nuk e dinë se çfarë është dhe çfarë nuk është e vërtetë”, tha mes tjerash në fjalimin hyrës Zylbeari.

Përfaqësuesja e Partneritetit për integritet të lajmeve për Evropën, Sophie Ayers e shpjegoi programin Facebookut për verifikimin e fakteve, gjegjësisht tregoi se në çfarë mënyrë Facebook e lufton keqinformimin dhe informimin e rrejshëm.

“Kemi tre shtylla nëpërmjet të cilave i luftojmë dezinformatat, gjegjësisht nëpërmjet heqjes së përmbajtjeve që i shkelë standardet e komunitetit të FB, uljes së përhapjes së përmbajtjes problematike në FB dhe duke e informuar komunitetin e FB me kontekst shtesë. Kemi bashkëpunim me 80 partnerë të verifikimit të fakteve, në 35 shtete evropiane dhe në 60 gjuhë, të gjitha të certifikuara nga Rrjeti Ndërkombëtar i Verifikimit të Fakteve IFCN”, tha Ayers, duke shpjeguar në se cili është procesi i verifikimit të fakteve.

Procesi i verifikimit të fakteve nga ana e FB:

  1. Facebook identifikon lajme të rreme të mundshme duke përdorur sinjale të ndryshme dhe verifikuesit e fakteve e identifikojnë në mënyrë aktive historitë e tyre.
  2. Verifikuesit e fakteve e rishikojnë dhe vlerësojnë saktësinë e tregimeve
  3. Facebook ndërmerr veprime duke treguar se lajmi është i rrem dhe duke siguruar kontekstin e lajmit
Procesi i verifikimit të fakteve nga ana e FB:
Procesi i verifikimit të fakteve nga ana e FB:

“Mendoj që definitivsht ekzistojnë shumë dezinformata në lidhje me vaksinat dhe shpërndarjen e tyre. Punova në disa publikime të cilat përmbajnë dezinformata, vlerësoj se është shumë e rëndësishme që të kemi verifikim të fakteve dhe thjeshtë nëse nuk munden ta mbrojnë imunitetin e tyre njerëzit besojnë në dezinformata të tyre. Në internet ekzistojnë receta të ndryshme për shërim të koronës, nëse pini ndonjë helm nga gjarpri apo dika tjetër mund të shëroheni. Gjithashtu ka raste të dezinformatave në raste të zgjedhjeve”, shtoi Ayers.

Redaktor i “KriThink” dhe “Vërtetmatës”, Vlladimir Petreski, tregoi për punën e përditshme si verifikues i fakteve dhe solli disa shembuj të dezinformatave në rrjetet sociale, vetëm në 2-3 ditët e kaluara, të cilat kanë të bëjnë me çështjen e vaksinimit.

“Të gjithë të vaksinuarit duhet që të shenjëzohen, ekzistojnë rreziqe potenciale për shëndetin e tyre dhe ata janë zombit e ardhshëm kamikazë të teleportuar, nxënësit do të kontaminohen nga mësuesit e tyre të vaksinuar, në një video të shpërndarë thuhet këto janë protesta kundër mbajtjes së maskave dhe masave anti-korona, a bëhet në fakt bëhet fjalë për një festival muzikor. Personat e vaksinuar kanë rrjedhje të dobët të gjakut si rezultat i vaksinës dhe një doktor i panjohur ka pasur nano-grimca në gjakun e të vaksinuarve. Vaksina është shenjë e djallit dhe teoritë e konspiracionit nuk mund të shkojnë pa “Bill Gates”. Këto janë vetëm disa prej publikimeve gjatë këtij vikendi dhe sot në mëngjes, me këtë jemi përballur gjatë kohës së koronës. Kjo është cunami me dezinformata ndaj situatës me koronën. Është e çuditshme se sa lehtë dezinformatat politikë të transformohen në dezinformata ndaj koronës. Me paraqitjen e koronës dhe pandemisë, thjeshtë pandemia e ka marrë udhëheqjen ndaj politikës”, tha mes tjerash Petreski, duke shtuar se dezinformatat ndaj situatës me koronën kanë ndikim shumë të dëmshëm ndaj demokracisë, pasi që ato i sulmojnë institucionet, shpërndajnë mosbesim dhe frikë.

Siç tha tij, kyçja e FB-së në luftën kundër dezinformatave ishte ndryshim i madh dhe e ka rritur ndikimin e tyre dhe shihen ndryshime të dukshme ndaj mediave. “Në këtë mënyrë kemi armë të fuqishme në luftën kundër dezinformatave”, shtoi Petreski.

Këshilltari i kryeministrit për Komunikime Digjitale të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, lija Zhupanoski, theksoi se qeveria e ndjek me seriozitet çështjen e dezinformatave.

“Dezinformatat janë vazhdimisht të pranishme, por kishim disa ngjarje me theks siç ishin Prespa, referendumi, NATO, zgjedhjet, pranku me Greta Thumberg e kështu me radhë. Për menaxhim me këtë temë, është shumë me rëndësi bashkëpunimi me rrjetet sociale. Është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojmë në gjetjen e zgjidhjeve. E përshëndes bashkëpunimin e Metamorfozis me Facebookun, kjo na ndihmon në verifikimin e informatave. Është shumë me rëndësi që të gjithë të marrin një qasje proaktive që t’u përballen sulmeve me dezinformata ndaj demokracisë”, tha Zhupanoski.

Panelistët në fund theksuan se për parandalimin e dezinformatave duhet bashkëpunim ndërmjet palëve, gjegjësisht rrjetet sociale të asistojnë në parandalimin e tyre, qeveritë të japin ndihmën e tyre, gazetarët të raportojnë në mënyrë profesionale, të edukohen të rinjtë dhe të moshuarit që janë shfrytëzues të rrjeteve sociale se si t’i njohin dezinformatat, të vazhdohet me verifikimit e fakteve, por edhe të integrohet edukimi mediatik në programet mësimore.

Video e panelit fillon ne 2:41.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button