ASH – AAA: MPB të mbajë përgjegjësi për radhët e gjata të qytetarëve që presin për apikim për dokumente

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar në lidhje me radhët e gjata që janë krijuar para zyrës së MPB-së në Shkup, ku bëhet aplikimi për nxjerrjen e dokumenteve, shkruan Portalb.mk.

Shefik Duraku nga ky koalicion, tha se radhë të gjatë të qytetarëve presin në temperatura të larta nga tre dhe katër orë për të aplikuar për dokumente personale. Sipas tij, kjo situatë e krijuar është pasojë e papërgjegjësisë së MPB-së.

“Aleanca për Shqiptarët dhe Aternativa para disa ditësh ka denoncuar dhe ka paraqitur këtë rast deri te Ministria e Brendshme me apel që të ndërmerren masa që të evitohen këto radhë të gjata sidomos në temperaturat e larta që i kemi ditëve të fundit. Prandaj, sot jemi këtu për të treguar se u vërtetua ajo për të cilën tërhoqëm vëmendjen ditë më parë, por besoni se ky nuk është varianti më i keq. Besoni se ajo që do të ndodhë pas 1 korrikut kur do të fillojnë të vijnë mërgimtarët, këto radhë që i shihni sot janë të pakta në krahasim me ato që do të ndodhin. Nga informacionet që kemi siguruar ne, arsye e këtyre radhëve të gjata është kryesisht papërgjegjësi e MPB-së. Nga 24 kabina që është kapaciteti i plotë i këtij objekti ku bëhet fotografimi i qytetarëve për dokumente personale punojnë vetëm 4. Arsyet janë se ka probleme teknike, teknikë e vjetër e prishur dhe askush nuk e ka sevisuar dhe mirëmbajtur. Por, njëkohësisht është edhe mungesa e punëtorëve”, deklaroi Duraku.

Qytetarë para MPB

Ai i bëri thirrje MPB-së që të mbaj përgjegjësi për këtë papërgjegjësi që po e tregojnë në këtë rast sepse po e vendosin në rrezik edhe shëndetin e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button