Ambasadorja amerikane: Jemi të zhgënjyer që Maqedonia e Veriut nuk i filloi negociatat për anëtarësim në BE

Ne jemi me të vërtetë të zhgënjyer nga fakti se, Maqedonia e Veriut nuk i filloi negociatat qasëse për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe vazhdimisht e përcjellim porosinë se, vendi është i gatshëm dhe i ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për anëtarësim në BE, transmeton Portalb.mk.

Këtë e theksoi sot ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse ShBA pret, përforcim të takimeve mes politikanëve dhe përforcim të komunikimit Shkup – Sofje, pasi Maqedonia e Veriut nuk mori dritë të gjelbër për fillim të negociatave.

“Do të vazhdojmë me angazhimet tona diplomatike edhe në të ardhmen, ndërsa e theksojmë qëndrimin se ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është në vazhdimin e procesit për anëtarësim në BE”, deklaroi ambasadorja Byrnes pas ceremonisë së sotme të pranim – dorëzimit të pajisjen ABHO për dekontaminin, donacion nga ShBA, në kasarnën Çojlija në Petrovec, ku mori pjesë së bashku me ministren e Mbrojtjen, Radmila Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button