Heqja e roamingut në Ballkanin Perëndimor do të festohet me koncert në Liqenin e Prespës

Nga 1 korriku i këtij viti, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të bëhet zonë e lirë e roamingut. Kostot e roamingut midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjë dhe Herzegovinës, Malit të Zi, Serbisë dhe Kosovës do të shfuqizohen dhe për të shënuar këtë datë historike, do të organizohet koncert në plazhin Oteshevë të Liqenit të Prespës, transmeton Portalb.mk.

Koncerti, i quajtur „All-Western Balkans Jam“, do të marrin pjesë grupe dhe DJ nga i gjithë rajoni.

“Ky është suksesi historik i Ballkanit Perëndimor, që erdhi si rezultat i negociatave gati tre vjeçare, të lehtësuara nga Këshilli për bashkpunim rajonal i Bashkimit Evropian, pas të cilave përfaqësuesit e gjashtë qeverive nënshkruan marrëveshje në prill 2019, ku u dakorduan që gradualisht të ulin çmimet e roamingut dhe përfundimisht t’i heqin ato duke filluar nga 1 korriku 2021. Kjo tashmë është kryer”, thonë nga Këshilli për bashkëpunim rajonal. 

Koncerti nën moton “Vetëm karikoni baterinë – roamingu është falas” fillon në orën 19:00, ndërsa mund të ndiqet edhe në YouTube. Në të do të interpretojnë SARS nga Serbia, Uzun Baba OG! nga Maqedonia e Veriut, Helem Nejse nga Bosnja dhe Hercegovina, DJ Sardi nga Shqipëria, Who See nga Mali i Zi dhe Uran B nga Kosova.

„All-Western Balkans Jam“ organizohet nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Nga e enjtja, çmimet për thirrje celulare, mesazhe dhe internet në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë bien në zero denarë, gjegjësisht qytetarët kur udhëtojnë në këto vende do të flasin dhe do të surfojnë me të njëjtat çmime si në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button