Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Prokurorë e gjyqtarë po lirojnë të dënuarit, policinë do ta ngremë në nivel tjetër

Gjatë një konference për mediat, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, nisur nga ngjarjet që kanë tronditur vendit ditëve të fundit, është shprehur se do të ketë një strukturim të ri në policinë e shtetit. Ndërkohë Çuçi ka shtuar se ka disa gjyqtarë dhe prokurorë që nxjerrin kriminelët nga burgu.

“Mbi të gjithë duhet të reflektojnë ata prokurorë e gjykatës që nuk kanë kaluar ende procesin e vetingut dhe operojnë me ‘kap ça të kapësh’ sepse Policia e shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës kriminalë, ata i dënon gjykata. Ne kemi shtrënguar masat kundër armëmbajtjes pa leje. janë ndaluar në flagrancë 3 shtetas me armë pa leje me precedent të mëparshëm penal, por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, , përkundër kushteve të padiskutueshëm të flagrancës, kanë dhënë masa  lehtësues e duke çuar në shtëpi të dënuarit”, tha Çuçi, transmeton Abcnews.al.

“Do të nis një ndryshimi i thellë në nivel qarku dhe do shtrihet në çdo komisariat. Do të futet hetimi i të ardhurave për makinat e shtrenjta që kapen në kundërvajtje të përsëritur. Kamera trupi për policët. Do jetë komisariati digjital për shkelësit e ligjit. Ne jemi të vetëdijshëm për nevojat e shqiptarëve. Të gjithë do të prekim ndryshimin e mëtejshëm në policinë e shtetit.” tha Çuçi.

Kjo konferencë për shtyp, vjen një ditë pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua në Velipojë, ku u vranë 4 persona, pas një sherri për vendosjen e shezlongeve në plazh. Çuçi tha se policia ka për detyrë parandalimin e ngjarjeve kriminale, por jo dënimin e personave që kapen në shkelje të ligjit. Sipas tij, gjyqtarët e prokurorët që akoma nuk e kanë kaluar vetingun, po lirojnë nga burgu të dënuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button